Jo të paktë ishin artistët të cilët u joshën nga oferta e Veliaj, dhe iu drejtuan Metës për Teatrin. Protestat u dukën sikur ishin shfaqja e radhës, e ropatja për ditë me radhë dhe ngritja e zërit shkuan në vesh të shurdhër.
Artistët të cilët u ‘hakmorrën’ ndaj kryebashkiakut, një ditë të bukur ndryshuan qëndrim, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Kreu demokrat kërcënonte me hedhjen e minave, e ndërsa refuzimi nga ana e presidentit, i ka lënë pak hapsirë Veliajt për tu hedhur sërish në sulm.
https://tiranatoday.com/meta-kthen-ne-kuvend-ligjin-per-teatrin-9-argumentet-kunder-nismes-se-rames/
Kryetari i Bashkisë, duke komentuar kthimin e ligjit nga presidenti Ilir Meta për Teatrin Kombëtar, tha se ligji do të rivotohet sërish në shtator, ndaj duhet durim.
Ndryshe nga ata artistë, të cilët u korruptuan, për një xhep edhe më të bollshëm, duke hedhur poshtë mundin ndër vite, ka edhe nga ata të cilët nuk përulen, nuk nënshtrohen, por ecin para me krenari.
Naun Shundi, aktori i Teatrit Kombëtar, është ndër ato zëra që mbetet kundër shembjes së Teatrit.
“Për ato ç’ka unë mendoj dhe them, mbaj përgjegjësi personale. Mendimet dhe pikëpamjet e mia, jam gati t’ia them sy më sy, jo vetëm Veliajt, por edhe kryeministrit dhe vetë presidentit.
Unë ndjehem rehat me jetën time të varfër dhe nuk më tundon asnjë ofertë fitimprurëse, për arsyen e thjeshtë, sepse unë jam ky që jam. Nuk bëj dot ndryshe.
Mos u përpiqni të më korruptoni. Nuk korruptohem për asnjë gjë! Në varfërinë time, dua të jem ky që jam. Nuk i vë faj atyre që devijuan nga ato ç’ka kishin thënë dhe deklaruar.
Kush e di si e kanë pasur hallin?! Nuk i dënoj, por nuk jam me ta. Fali o Zot se nuk di ç’ka bëjnë”, ka thënë ai në një intervistë.
Shumë artistë ndryshuan mendim rrugës. Një ndër ata personazhe që u kritikua zëshëm është edhe i madhi Robert Ndrenika, i cili ka përshëndetur marrëveshjen me Veliajn.
Tashmë duken si fjalë boshe ato të trumbetura shpesh nga ky aktor, i cili i qëndronte besnik idesë së mos prishjes së Teatrit. Por edhe ai ra në grackën e Veliajt, si shumë artistë të tjerë, të cilët dokumentuan vendimin e tyre përmes firmave.
https://tiranatoday.com/piruetat-e-nje-aktori-te-madh-nuk-do-tretem-ne-grope-veliaj-fut-ne-valle-dhe-ndreniken/