Turi i Francës është përfshirë sërish në një incident. Por këtë herë ndryshe nga hera e fundit ku italiani Xhani Moskon goditi me grusht kundërshtarin teksa po e parakalonte, janë bërë pengesë protestat.
Në etapën e 16, policia në përpjekje për të liruar rrugën nga do të kalonin çiklistët, pasi disa fermerë e kishin bllokuar. Për këtë arsye, policisë i është dashur që të përdorë edhe gaz lotsjellës, i cili ka ndikuar edhe në garë, duke sjellë një ndërprerje të përkohshme të saj.
Çiklistët ndaluan duke u munduar që të lajnë fytyrën dhe të përdorin medikamente të ndryshme për të qartësuar shikimin. E gjithë kjo ndërprerje zgjati rreth 15 minuta.