Një dush i shpejtë padiskutim që është një proces relaksimi. Sapo ju jepet mundësia e parë, menjëherë turremi drejt tualetit, për të marrë edhe një herë energjinë e munguar.
Por a e dini se fytyra asnjëherë nuk duhet larë në dush me ujë të nxehtë? Janë ekspertët e fushës, të cilët na japin disa rekomandime, që askujt nuk i kishin shkuar ndërmend.
Fytyra në ndryshim nga pjesët e tjera të trupit, më shumë dëmtohet sesa përfiton nga uji i ngrohtë. Epiderma në këtë zonë është tejet delikate, dhe uji i ngrohtë dehidraton në nivel qelizor lëkurën, than yndyrën natyrale përgjegjëse për shkëlqimin e lëkurës dhe e lë atë të thatë dhe të plasaritur.
Sipas Charlotte Cho, estetiste e licensuar dhe themeluese e Soko Glam, uji i nxehtë shkatërron barrierat e lëkurës, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj agjentëve të jashtëm. Në vend të kësaj, ajo rekomandon larjen e fytyrës në lavaman, e shmangien e ujit të nxehtë apo shkumës së shampos në fytyrë, gjatë kohës që laheni në dush.