Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Elliott rrëzon UEFA-n në CAS, ja vendimi që morën për Milanin

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Elliott rrëzon UEFA-n në CAS, ja vendimi që morën për Milanin

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë vendimin e UEFA-s për pezullimin e Milanit nga Europa League për edicionin 2018/19. Në Lozanë u vendos që ndaj kuqezinjve të merreshe një vendim më i lehtë i cili pritet të transmetohet në një komunikatë tjetër. Kuqezinjtë do ta nisin aventurën europiane nga faza me grupe, ndërsa Atalanta do të luajë në fazën kualifikuese.Dalja nga skena e Mister Li – nën hetim nga autoritetet italiane për mashtrim financiar – ka rezultuar vendimtare për CAS-in, që duket se është bindur nga plani i paraqitur nga Elliott për stabilizimin ekonomik të kuqezinjve. Një vendim ky që duhet t’i bëjë mirë edhe moralit të skuadrës, që sot në orën 17:00 do të luajë edhe miqësoren e parë të sezonit, kundër Novara-s. Por, mbi të gjitha, vendimi i CAS do të ndihmojë merkaton e kuqezinjve: jo shumë për milionat (nga një minimum prej 10 mln euro deri në një maksimum prej 60) që garanton pjesëmarrja në Europa League, por për rritjen e mundësive për të mbajtur emrat e rëndësishëm në ekip, si kapiteni Leonardo Bonucci.KOMUNIKATA–Kjo është një pjesë e komunikatës të bërë nga CAS: “Kolegji i CAS ka miratuar pjesërisht kërkesat e Milan dhe ka vendosur si në vazhdim: – vendimi i Adjudicatory Chamber të UEFA CFCB, i marrë 19 qershorin e 2018-ës, konfirmohet pjesërisht për sa i takon mungesës së përmbushjesh së kushteve nga ana e Milan për rregullimin e bilancit; – vendimi i Adjudicatory Chamber të UEFA CFCB, i 19 qershorit 2018, shfuqizohet në pjesën ku thuhet se Milan është përjashtuar nga kompeticionet e ardhshme të UEFA-s; – çështja i kthehet Adjudicatory Chamber dell’UEFA CFCB, që duhet të marrë një masë më të përshtatshme”.

“Kolegji i CAS ka hedhur poshtë kërkesën e Milan për të urdhëruar UEFA-n që ta mbyllë përfundimisht këtë çështje, por ka përcaktuar se vendimi i marrë nga Adjudicatory Chamber për përjashtimin e Milan nga kompeticionet europiane për klube nuk është në përpjesëtim të drejtë me shkeljet. Kolegji ka vërejtur se nuk janë marrë në konsideratë disa elemente të rëndësishme nga Adjudicatory Chamber, ose që këto elemente nuk mund të merrnin konsideratën e duhur në momentin e marrjes së vendimit (19 qershor 2018), siç është situata financiare e klubit, që është përmirësuar ndjeshëm pas ndryshimit të pronësisë”.

Tags: ArbitrazhitfatetGjykataMilanitmorivendimiVendosen

TË LIDHURA

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike
Sport

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

10:57 | 27/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…
Sport

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025
Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (FOTO)
Sport

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (FOTO)

17:20 | 26/06/2025
Next Post
Ronaldo bën ndryshimin historik në Serie A, ja çfarë vendimi është marrë

Ronaldo bën ndryshimin historik në Serie A, ja çfarë vendimi është marrë

Gati për Luftën e III Botërore? ‘Perla’ e Trump: Pse duhet luftuar për Malin e Zi?

Video/Shqiptarët gati të nisin Luftën e III Botërore? Vjen përgjigja rrufe për Trump

Video/Çfarë po ndodh? Policia franceze sulmon 40 shqiptarë

Video/Çfarë po ndodh? Policia franceze sulmon 40 shqiptarë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere
Bota

Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere

by mirseda
12:01 | 27/06/2025
0

Në Itali vijojnë hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar, Rivaldo Rusi, i cili u qëllua për vdekje...

Flamur Noka del nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

Flamur Noka del nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

11:43 | 27/06/2025
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

10:57 | 27/06/2025
Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

10:54 | 27/06/2025
Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

10:51 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com