Astrit Patozi, përmes një statusi në rrjetet sociale lëshoi një lum akuzash ndaj Bashës, e ndërsa ky i fundit ka deklaruar publikisht se do ti shtrijë dorën kujtdo që do të japë kontributin në këto orë kritike, qofshin ata që i takojnë historikisht shtëpisë së tyre demokratike, qofshin këta të rinj.
https://tiranatoday.com/patozi-ben-per-nje-lek-berishen-menaxheri-i-pd-se-te-mos-marre-kot-ka-pune-me-mua/
Duket se kreu demokrat është dorëzuar para “gardës” së vjetër, duke pranuar se para një humbje, do të ishte e udhës që të kishte në krah të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite për këtë forcë politike.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u pyet nëse do të ketë ndonjë përpjekje për t’i shtrirë dorën të larguarve të tjerë si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, apo Arben Imami.
“Dora ime do jetë e shtrirë për këdo që do vijë të kontribuojë në këto orë kritike, qofshin ata që i takojnë historikisht shtëpisë së tyre demokratike, qofshin këta të rinj”, tha ai.