Zebaztian “Banditi” Kadestam ka marrë një fitore të madh në “ONE: PURSUIT OF POËER” pas një shkëputje prej 10 muajsh nga luftimet. Luftëtari suedez me pseudonimin Banditi është përballur me Agilan “Alligatori” Thani, në shtëpinë e këtij të fundit, na Malajzi ku ai ishte i pamposhtur.Ishte një betejë mjaft e luftuar midis dy luftëtarëve që në raundin e parë, ku ishte “Banditi” ai që sulmoi i pari dhe me një lumë grushtesh e shtyu 22-vjeçarin drejt gardhit të kafazit. Reagimi i “Aligatorit” ishte i menjëhershëm, por pa goditur në shenjë dhe pasi suedezi ishte i vëmendshëm dhe shmangte çdo gjë.
“The Bandit” ishte më i vendosur në këtë duel dhe arrin ta godasë disa herë fort kundërshtarin në raundin e tret, gjë që e detyroi edhe gjyqtarin që ta mbyllte duelin, duke i shkaktuar humbjen e parë në shtëpi 22-vjeçarit Agilan “Alligatori” Thani.