Mbaron puna me shkallët, merr formë “Arena Kombëtare” (Video)

Punimet në “Arenën Kombëtare” janë duke ecur me ritme të shpejta dhe shumë shpejt kombëtarja shqiptare do të ketë edhe “shtëpinë” e saj të re. Federata Shqiptare e Futbollit në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, tregon për punën që po zhvillohet në stadium.

Punimet e impiantit po vijojnë me ritme të konsiderueshme. Pjesa më e madhe e shkallëve ka përfunduar dhe mbete shumë pak për ti përfunduar, ku tribuna “VIP” akoma nuk është sistemua plotësisht. Shumë shpejt pritet që të fillohet puna edhe me fushën.