Llava e hedhur nga vullkani Kilauea në Hauai goditi një barkë turistike duke plagosur 23 persona.
Një nga shpërthimet e vullkanit në bregun e detit hodhi në ajër shkëmbinj dhe mbeturina të tjera që ranë si shi mbi varkën fatkeqe. Mësohet se një prej pasagjerëve theu këmbën, ndërsa të tjerë pësuan djegie të gradave të ndryshme, por asgjë e rrezikshme për jetën.
Vullkani Kilauea është një prej më aktivëve në botë dhe gjatë javëve të fundit ka shkatërruar qindra shtëpi e ndërtesa të tjera në Hauai, por vetëm një person ishte plagosur.
Incidenti i fundit me kaq shumë të prekur ka bërë që autoritetet të nisin hetimet dhe duket se barka me turistët kishte lundruar përtej kufirit të sigurisë për të parë spektalin e ofruar nga vullkani, të cilin për pak e paguan shumë shtrenjtë.
Better late than never! Here are photos from today’s activity in #Kilauea‘s Lower East Rift Zone. Of special note is the new lava ‘island’ formed just offshore of the northern end of the ocean entry, which was mentioned in today’s #HVO Status Update.#LERZ https://t.co/oIEvfvO0AE pic.twitter.com/l9IbOChjbq
— USGS Volcanoes? (@USGSVolcanoes) July 14, 2018
#LeilaniEstatesEruption #KilaueaVolcano UPDATE: @USGSVolcanoes geologists spotted a tiny new island of lava has formed on the northernmost part of the ocean entry that was oozing lava just a few meters offshore ~20-30 ft in diameter https://t.co/Heuzbzu4jp @HawaiiNewsNow #HINews pic.twitter.com/wgUDCQDWIs
— Mileka Lincoln (@MilekaLincoln) July 14, 2018