Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-të akuzojnë 12 agjentë rusë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
SHBA-të  akuzojnë 12 agjentë rusë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

Ditën kur Presidenti Trump sapo e kishte përshkruar sërish hetimin ndaj Rusisë si një “gjueti shtrigash”, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi ngritjen e akuzave për 12 zyrtarë rusë të shërbimit ushtarak të zbulimit, të cilët organizuan ndërhyrjen në zgjedhje.

Këto akuza u bënë të ditura vetëm pak ditë përpara takimit të Presidentit Donald Trump me Presidentin Vladimir Putin

Zëvendës prokurori i përgjithshëm Rod Rosenstein njoftoi ngritjen e akuzave të pranuara nga një juri e madhe, e cila shqyrtoi fillimisht faktet e paraqitura nga prokurori i posaçëm Robert Mueller.

“Në aktpadi radhiten emrat e 12 ushtarakëve rusë të akuzuar për organizimin e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. 11 prej tyre akuzohen se ndërhynë në kompjutera, duke vjedhur dokumenta dhe duke i botuar ato, me synim ndërhyrjen në zgjedhje”, njoftoi Rod Rosenstein, Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.

Akuza detajon përpjekjet masive të shërbimeve ruse të zbulimit për të hyrë në llogaritë e email-it dhe në kompjuterat e Partisë Demokratike, si dhe të fushatës elektorale të kandidates Hillary Clinton.

Zoti Rosenstein saktësoi se asnjë shtetas amerikan nuk ishte përfshirë në këtë operacion.

Njoftimi u bë ndërsa Presidenti Trump po takohej për të pirë çaj me Mbretëreshën Elizabeth në kështjellën Windsor, si pjesë e vizitës së tij në Britani.

Më herët, gjatë një konference për shtyp me Kryeministren Theresa May, Presidenti Trump u pyet nëse do ta ngrinte çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje gjatë takimit të tij të hënën me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Do ta bëj sigurisht pyetjen dhe të shpresojmë që do të kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Rusinë”, u përgjigj Presidenti Trump.

Presidenti Trump vazhdoi, megjithatë, ta sulmojë hetimin ndaj Rusisë, duke e konsideruar një pengesë për përmirësimin e marrëdhënies.

“Unë e quaj “hetim shtrigash të manipuluar’. Mendoj se vërtet dëmton vendin tonë dhe marrëdhënien me Rusinë. Mendoj se do të kishim patur një shans për një marrëdhënie shumë të mirë me Rusinë dhe me Presidentin Vladimir Putin”, u tha gazetarëve Presidenti Trump.

Pas akuzave ndaj zyrtarëve rusë, disa demokratë i bënë thirrje Presidentit Trump ta anulojë takimin me Vladimir Putinin.

“Prej kohësh kam patur shqetësim lidhur me stilin e tij, sipas rastit, kur zhvillon takime të improvizuara. Nuk është e përshtatshme, sidomos kur kur ke përballë një person si Vladimir Putini, i cili është në skenën botërore që prej 20 vjetësh”, tha Senatori demokrat i shtetit Virxhinia, Mark Warner.

Hetimi ndaj Rusisë është shndërruar në një pikë të nxehtë në Kongres gjatë ditëve të fundit, duke nxitur edhe një paralajmërim nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rosenstein.

“Ndërsa përballemi me ndërhyrjen e të huajve në zgjedhjet amerikane, është e rëndësishme për të gjithë ne, që të shmangim të menduarit politikisht, si republikanë apo demokratë, dhe të mendojmë si patriotë amerikanë”, – tha zoti Rosenstein.

Kjo nuk ka për të qenë e lehtë gjatë një viti të nxehtë elektoral në Shtetet e Bashkuara.

 

Tags: 12 agjentëakuzojnënderhyrjePresidencialeruseSHBA-tëZgjedhjet

TË LIDHURA

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur
Bota

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë
Bota

Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë

21:37 | 27/06/2025
Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje
Bota

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

20:53 | 27/06/2025
Next Post
Belgjika mposht sërish Anglinë dhe kap podiumin (Video)

Belgjika mposht sërish Anglinë dhe kap podiumin (Video)

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i kërkojnë ndihmë Qeverisë së Kosovës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i kërkojnë ndihmë Qeverisë së Kosovës

Dy gjëra që duhet të dini para se të hapni kondicionerin në makinë

Dy gjëra që duhet të dini para se të hapni kondicionerin në makinë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com