Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të gjitha të fshehtat e takimit Trump-Putin

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Flitet për luftë shkatërruese, Moska: SHBA i ka të gjitha mundësitë në tavolinë

Nga Alina Polyakova, “Brookings Institution”/Më 16 korrik, presidenti Trump do të zhvillojë takimin e tij të parë zyrtar me presidentin rus Vladimir Putin.

Udhëheqësit tashmë janë takuar jo zyrtarisht 2 herë – korrikun e kaluar, në kuadër të samitit të G-20 në Gjermani, dhe nëntorin e kaluar në takimin e APEC në Vietnam.

Takimi i parashikuar në Helsinki të Finlandës, vjen pas samitit të NATO-s në Bruksel, ku presidenti Trump përdori një ton konfliktual me aleatët.

Ai sulmoi aleatët e NATO-s, për mos shpenzimin mjaftueshëm për mbrojtjen kolektive, dhe për supozimin se ato kanë përfituar nga Shtetet e Bashkuara, duke veçuar Gjermaninë si anëtaren me problematike.

Ndërsa presidenti Trump ripohoi në fund angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës, dhe nënshkroi deklaratën e përbashkët, atmosfera në Bruksel ishte e tensionuar.

Aleatët evropianë po presin me nervozizëm samitin Trump-Putin, i cili ka të ngjarë të jetë një takim i përzemërt apo edhe i ndezur, për të parë nëse presidenti amerikan do të heqë realisht dorë nga angazhimet e tij ndaj aleatëve.

Ndryshe nga samiti me Kim, ku administrata kishte të paktën kishte disa objektiva të përgjithshme, në këtë rast s’ka asnjë agjendë të qartë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhon Bolton tha në qershor se vetë takimi është një sukses. Dhe ky është sigurisht një pretendim minimal.

Është e paqartë se çfarë duan Shtetet e Bashkuara nga Rusia. Në fakt, Kremlini e ka kërkuar prej muajsh këtë takim. Putini ka shumë për të fituar, dhe asgjë për të humbur.

Së pari, takimi është një mundësi që Putini të shihet në një pozitë të barabartë me presidentin amerikan. Pamja e dy fuqive të mëdha, që takohen për të vendosur fatin e botës, është në vetvete një fitore nga perspektiva ruse.

Dhe presidenti amerikan Trump, ka të ngjarë të ketë fjalë shumë më të ngrohta për Putinin, sesa pati për Evropën. Së dyti, Putini dhe këshilltarët e tij mund të kenë mësuar shumë nga takimi Trump-Kim, duke vënë re se tani ata kanë një mundësi të madhe për të marrë lëshime të mëdha, pa pranuar asgjë në këmbim. Dhe Putini, ndodhet në një pozicion edhe më të mirë se sa Kim.

Dhe në fakt, Putini e di gjithashtu se Moska ka shumë pak gjëra, ku mund të lëshojë ndaj Shteteve të Bashkuara. Oferta e vetme e mundshme ruse, do të ishte premtimi për të ushtruar më shumë presion ndaj Iranit për të kufizuar ndikimin e tij në Siri, dhe Lindjen e Mesme më gjerësisht.

Kjo masë, mund të lejojë presidentin amerikan të justifikojë tërheqjen e pranisë ushtarake të SHBA nga Siria – diçka që ai e premtoi që gjatë fushatës. Thuhet se aleatët e Lindjes së Mesme, Arabia Saudite, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, e shtynë presidentin Trump në atë drejtim, me Ukrainën si “qengjin” e sakrifikuar.

Së treti, Rusia ka një listë të gjatë ankesash ndaj Perëndimit. Presidenti Trump, në kritikat e tij ndaj NATO-s dhe Europës, ka sinjalizuar se ai dhe presidenti rus mund të jenë në të njëjtën linjë për disa tema.

Putin ka një listë të gjatë dëshirash:ndalimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, dhënien fund  të pranisë së trupave amerikane në Evropën Perëndimore, zvogëlimin e praninë ushtarake amerikane në vendet baltike, dhe reduktimin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, njohjen e aneksimit të Krimesë, dhe heqjen e sanksioneve ekonomike perëndimore mbi Rusinë.

Presidenti Trump, ka treguar se ai mund të arrijë një marrëveshje me Putinin mbi të gjitha këto çështje. Së fundmi, Putini madje mund të bindë presidentin amerikan se Rusia duhet të ketë një fuqi vendimmarrëse, mbi të ashtuquajturën “lagjen e saj të afërt”.

Tek e fundit, mund t’i thotë Trumpit, si do të ndihej nëse Rusia do të niste dërgimin e ndihmave ushtarake ndaj Meksikës? Nëse Trump do të binte dakord, kjo do t’i jepte de fakto Rusisë atë që e ka dëshiruar që nga rënia e Bashkimit Sovjetik: një sferë influence, të miratuar nga Perëndimi. Ky rezultat do të ishte edhe më i rrezikshmi, pasi ai do të ftonte agresionin ushtarak rus në Azinë Qendrore, Ballkan dhe gjetkë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

 

Tags: fshehtatgjithaputintakimitTrump

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Video/Djemtë e shpellës flasin nga spitali, mesazhi i bukur që japin

Video/Djemtë e shpellës flasin nga spitali, mesazhi i bukur që japin

Video/Gafat e Trump që ‘hutuan’ Mbretëreshën

Video/Gafat e Trump që 'hutuan' Mbretëreshën

Sulmohen gazetarët e TCH, po realizonin dokumentar për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë (Video)

Sulmohen gazetarët e TCH, po realizonin dokumentar për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

by mirseda
21:44 | 13/04/2026
0

Një operacion i gjerë i zhvilluar nga Njësia e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me autoritetet austriake ka...

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

21:39 | 13/04/2026
Hetimi 2-vjeçar për Call Centerat në Tiranë çon në 8 masa sigurie dyshohet dekonspirim i operacionit

Hetimi 2-vjeçar për Call Centerat në Tiranë çon në 8 masa sigurie dyshohet dekonspirim i operacionit

21:36 | 13/04/2026
Meta uron Peter Magyar: Hungaria, sot më e re dhe më demokratike!

Meta uron Peter Magyar: Hungaria, sot më e re dhe më demokratike!

20:53 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com