Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama i fal detin Ciprasit/Greqia vjen deri në Karaburun. Merr naftën dhe ishujt

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama i fal detin Ciprasit/Greqia vjen deri në Karaburun. Merr naftën dhe ishujt

Prej ditësh mediat greke po i bëjnë jehonë marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Media greke zougla.gr, shkruan se marrëveshja që do të arrihet mes vendit tonë dhe shtetit fqinj ka në thelb zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje dhe zonave të identifikuara si Zonat Ekskluzive Ekonomike.

Zgjerimi prej 12 miljesh e bën që Greqia të vijë gati deri në Karaburun. Gjithashtu, marrëveshja parashikon që Greqia të ketë dominimin e plotë të ishujve në veri të Korfuzit.

Këtu vihet re se në ujërat territoriale kombëtare ekziston një sovranitet i plotë dhe absolut kombëtar. Prandaj, është pronë e shtetit grek.

Në Zonat Ekskluzive Ekonomike nuk ka koncept të sovranitetit absolut kombëtar, por koncept të të drejtave kryesore për shfrytëzimin e burimeve natyrore, siç është në këtë rast nafta.

Kufijtë e fundit të detit të një vendi në përputhje me traktatet ndërkombëtare përcaktohen nga 12 milje ose nga aranzhimet individuale të bëra sipas marrëveshjes së dy palëve të interesuara.

Greqia njeh reduktimin e EEZ-it të saj në BE me 5% krahasuar me marrëveshjen e arritur në vitin 2009. Kjo tërheqje konsiderohet e nevojshme për të qenë në përputhje me letrën dhe frymën e traktatit ndërkombëtar detar, shkruan media greke.

Kufijtë tokësorë: Siç duket, nuk ka as një çështje madhore dhe as të vogël për ndryshim në vijën kufitare tokësore greko-shqiptare, as nuk ka pasur ndonjë diskutim mbi të, as nuk ka ndonjë diskutim në lidhje me të.

Fakti që ka forca politike në Shqipëri, të cilat në mënyra të ndryshme, ligjore apo politike, përpiqen të flasin për kufijtë tokësorë, nuk do të thotë që pala greke është duke diskutuar ose negociuar një gjë të tillë.

Marrëveshja e negociuar me Shqipërinë bazohet vetëm në marrëveshjen e Firences të vitit 1913 dhe në Protokollin e saj të Zbatimit të vitit 1914. Përveç kësaj, nuk ekziston asnjë marrëveshje tjetër.

Por, 24 orët e fundit është vërejtur  se mediat greke kanë shkruan me tone të ashpra lidhur me një e ndryshim të planifikuar, negociuar ose nën negocimin e vijës kufitare tokësore me Shqipërinë.

Kjo lidhet me një  deklaratë të bërë nga eurokomisioneri Johannes Hahn për një ndryshim të mundshëm të kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë,  e cila ka ngjallur reagim të madh tek mediat e vendit fqinj, vijon më tej media greke.

Gjatë një deklarate për ecurinë e bisedimeve mes dy vendeve, Hahn sugjeroi se negociatat Shqipëri-Greqi për të përcaktuar kufijtë detarë në detin Jon mund të çonin në një “ristrukturim të kufijve”, shkruan “Kathimerini”.

Kjo deklaratë e tij është raportuar gjerësisht sot nga të gjithë mediat greke. Por “Kathimerini” pyeti zëdhënësi i Johannes Hahn, për të marrë një përgjigje se çfarë ka dashur realisht të thotë eurokomisioneri me “ristrukturim të kufijve”.

“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar. Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshje të pranueshme reciproke mes dy vendeve“, tha zëdhënësi i eurokomisionerit Hahn.

Ndërsa lidhur me këtë situatë një ditë më parë ka reaguar vetë  eurokomisioneri Hahn ku është shprehur: “Më vjen keq që deklaratat e mia janë keqkuptuar”.

Ndërsa nga ana tjetër vetë kryeministri grek Alexis Tsipras ka folur nga Brukseli pasi është takuar me homologun e tij shqiptar Edi Rama, lidhur me njërën  prej dy çështjeve të pazgjidhura që ka të bëjë me vijën kufitare.

Burimi: zougla.gr

Përshtati: Tirana Today

TË LIDHURA

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet
Aktualitet

Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

16:56 | 17/03/2026
Mungon gjyqtari/ Shtyhen seancat në GJKKO për Berberin dhe ish-drejtorin e Tiranës
Aktualitet

Mungon gjyqtari/ Shtyhen seancat në GJKKO për Berberin dhe ish-drejtorin e Tiranës

16:54 | 17/03/2026
Next Post
Mos u trembni më nga shiu, ja sa do variojnë temperaturat për sot

Harrojeni pikun e vapës, deri më 10 Gusht shijoni ‘freskinë’

Deklarata prekëse e Modric: Si të mos qaja, më quanin të sëmurë mendor

Deklarata prekëse e Modric: Si të mos qaja, më quanin të sëmurë mendor

Emri/Ky është ‘bosi’ shqiptar më i kërkuar në Belgjikë, lidhjet e tij me deputetin e PS-së

Emri/Ky është 'bosi' shqiptar më i kërkuar në Belgjikë, lidhjet e tij me deputetin e PS-së







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Trump: Iranit do i duhen 10 vite për t’u rimëkëmbur
Bota

Trump: Iranit do i duhen 10 vite për t’u rimëkëmbur

by mirseda
17:56 | 17/03/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende gati të tërhiqen nga përfshirja...

Trump: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin ‘që erdhi Starmer’

Trump: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin ‘që erdhi Starmer’

17:55 | 17/03/2026
Von der Leyen: BE do të ndihmojë në rihapjen e tubacionit të naftës “Druzhba” në Ukrainë

Von der Leyen: BE do të ndihmojë në rihapjen e tubacionit të naftës “Druzhba” në Ukrainë

17:34 | 17/03/2026
Trump për dorëheqjen e zyrtarit të antiterrorit: Bëri mirë që u largua, ishte i dobët

Trump për dorëheqjen e zyrtarit të antiterrorit: Bëri mirë që u largua, ishte i dobët

17:32 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com