Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video+Emrat/Goditet banda, ja kush janë bosët shqiptarë që e komandonin

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video+Emrat/Goditet banda, ja kush janë bosët shqiptarë që e komandonin

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare, si dhe ka bërë të ditur emrat e anëtarëve të këtij grupi kriminal. Sakaq, mediat italiane duke iu referuar autoriteteve vendase kanë zbardhur edhe kodet që grupi përdortë për të  mos u identifikuar nga ana e karabinierëve.

Kur ata flisnin në telefon, ata flisnin për verë, për ata me këtë fjalë nënkuptonin drogën.

Policia ka filluar hetimin për rastin në fjalë që në vitin 2015, pasi disa të shtëna ishin regjistruar në një vend parkim makinash në Ravenna. Sipas hetuesve, banda ishte bashkimi i dy grupeve: një grup shqiptarësh që ishin edhe  furnizuesit, ndërsa  grupi i tunizianëve ishin ata që e shisnin me pakicë.

Siç raportojnë mediat lokale, janë ekzekutuar 7 nga 6 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria dhe të zbatuara në operacionin policor të koduar “Amarcord” mbrëmjen e djeshme (8 Korrik) dhe gjatë natës.

HETIMET: Sipas autoritete italiane: Hetimet nisën pas të shtënave që u shënuan më 16 Maj 2015 në parkingun e urgjencës së Spitalit të Ravenna-s. Në atë rast, u arrestuan një tunizian, Abdessalem Aissaoui 40 vjeç dhe italiani Francesco Liuzzi 37 vjeç, për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit shqiptar Xhevahir Gjojdeshi. Të dy të arrestuarit së bashku me një bashkëpunëtor të tretë qëlluan 10 herë kundër shqiptarit, por pa e goditur.
Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar se origjina e atij konflikti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve mes dy bandave që bashkëpunuan me njëra-tjetrën në trafikun e drogës në Ravenna.

Siç e kanë përcaktuar hetuesit sot, grupet janë dy, të dallueshme nga njëri-tjetri:

E para është një bandë e trafikantëve të drogës (kokainë, heroinë) që përbëhet nga shqiptarët. Kryesisht ata trafikonin në Itali, kokainë nga Shqipëria. Pas importit në Itali, e përpunonin e më pas e shpërndanin te shpërndarësit e drogës. Karabinierët kanë konfiskuar një laborator me mbi 20 kg drogë (heroinë e kokainë), të krijuar në një banesë në zonën “Lido di Classe”.

Banda e dytë, ajo e shpërndarësve, përbëhej nga tunizianë. Këta të fundit shpërndanin drogën kryesisht në qytetin e Ravenna-s, por edhe në zonat përreth.

Aktiviteti i dy grupeve ka vazhduar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pastaj erdhën hetimet dhe aksioni ku gjashtë persona u arrestuan, të cilët janë:

Avni Avduli 42- vjeç nga Shqipëria

Elton Avduli 37-vjeë, po nga Shqipëria dhe është vëlla me Avniun

Irakli Papa 38-vjeç nga Shqipëria

Fatjon Sanxhaku 28-vjeç nga Shqipëria

Rochdi Iuissaoui 32-vjeç nga Tunizia,

Noamen Issaoui 37-nga Tunizia

Khatrin Valeriani 32-vjeç nga Italia

Aksioni: Ekzekutimi i masave të arrestit janë kryer mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të natës nga karabinierët e Ravenna-s dhe të Riminit. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 26 kg drogë dhe 39.000 euro KESH. Para që sipas hetuesve, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Sipas hetuesve, aksioni është një goditje e madhe ndaj trafikut të drogës në Ravenna dhe dy bandat kishin një profil të rëndësishëm kriminal dhe një qarkullim total prej miliona eurosh.

Burimi: ravennaedintorni.it

Përshtati: Tirana Today

Tags: BandaBosëtgoditetkomandoninshqiptare

TË LIDHURA

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit
Aktualitet

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor
Aktualitet

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore
Aktualitet

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

17:43 | 30/07/2025
Next Post
VIDEO/Treni del nga shinat në Rrogozhinë, qytetari: Mjeti u nda më dysh

VIDEO/Treni del nga shinat në Rrogozhinë, qytetari: Mjeti u nda më dysh

Foto/Të gjithë sytë te Princ Louis, më i vogli i familjes mbretërore

Foto/Të gjithë sytë te Princ Louis, më i vogli i familjes mbretërore

Rregulli i ri/Gjoba të majme dhe heqje patente nëse…

Familjarët denoncuan te Berisha zhdukjen e djalit, policia: Ishte në kërkim për vrasje

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension
Bota

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

by mirseda
22:00 | 30/07/2025
0

Duke përfituar nga mosraportimi i vdekjes në bankë dhe duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me...

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

18:11 | 30/07/2025
Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

17:46 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com