Adnana Januzaj është akuzuar shumë ditët e fundit se ai ka mohuar kombësinë e tij nga Kosova. Por aktori me famë ndërkombëtare, Ilir Tafa ka hedhur poshtë këto aludime që janë shpërndarë gjerësisht në media. Me anë të një statusi në Facebook ai tregon se çfarë i ka tha Louis Van Gaal dhe legjendat e Manchester United.Aktori kosovarë ka qenë i pranishëm në një ndeshje të organizuar në “Old Traford” mes legjendave të United dhe yjeve të skenës Botërore. Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 15 maj të këtij viti ku morën pjesë futbollistë si Ryan Giggs dhe Gary Neville.
Ky është postimit i tij:
Çka me tha Louis van Gaal për Jonuzajn!
Po lexoj se po flitet për Januzajn se a është kosovar a belg? Njeriu lind me një identitet. Jonuzaj është ai që është e jo ai që e bëjmë ne. Disa po thirren në emra të mëdhenj të futbollit, duke përmendur Louis van Gaal etj. se Januzaj e mohon kombin e vet dhe nuk ka karakter të forte!Nuk e kam me të dëgjuar, por ju them nga takimi im me shumicën e yjeve të Manchesterit ku pata nderin të isha i ftuar e të luaj në Old Traford, me yjet e Manchesterit (ata nuk e kuptonin politikën si ne), sigurisht “më të prapambetur”, flisnin për sport. Kam biseduar me të gjithë kemi drekuar e darkuar së bashku, kemi luajtur futboll së bashku… atyre nuk u thoshte gjë fakti që unë jam kosovar, por kur u tregova se jam nga vendi prej nga vjen Adnani, atëherë e kuptova vlerësimin e tyre për të, e pastaj edhe për mua.I kam takuar yjet e Futbollit si Van Gaalin, Geri Nevillin, Brajan Robsonin, Rajan Giksin ,Denis Irwin ,Andy Cole, e shumë të tjerë të gjithë më kanë thënë se Adnan Jonuzaj është djalë me karakter dhe shumë punëtor, dhe se na ka folur shumë për Kosovën. Madje, kur unë i ofrova ta vizitojnë Kosovën, ata më thanë se kishin pasur kërkesë edhe nga Adnani që të shikojmë të organizojmë një ndeshje miqësore në Kosovë!
Ata me të cilët unë kam biseduar, Adnanin e kanë njohur vetëm si kosovar e shqiptar, e unë i kam takuar të gjithë përfshirë kryetarin e klubit, kryesinë e lojtarët e mëhershëm e të tanishëm.Andaj ne, do të ishte mirë t’ i rregullojmë stadiumet tona, të investojmë në lojtarë të rinj, kurse për prezantim të Kosovës jashtë e kemi Januzajn e lojtarët e tjerë si Shaqirin, Xhakën, Behramin e Zhegrovën.
Pra, keni mirëkuptim se Adanani nuk di politikë, por di futboll, se po të dinte politike do ta kishte bërë shqiponjën me gishta jo vetëm për golin kundër Anglisë, por edhe në aut e korner.