Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sulmet ndaj Aleancës, NATO nxjerr “armën” sekrete

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Sulmet ndaj Aleancës, NATO nxjerr “armën” sekrete

Nga Ana Palacio “Project Syndicate”/ Madrid – Gjashtëdhjetë e nëntë vjet më parë, ministrat e jashtëm të 12 vendeve të Amerikës së Veriut dhe Evropës Perëndimore u mblodhën në Uashington, për të nënshkruar Traktatin e Atlantikut të Veriut, në të cilin ata “vendosën të bashkojnë përpjekjet e tyre për mbrojtjen kolektive, si dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”.

Organizata që u ngrit, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, ka garantuar periudhën më të gjatë të paqes dhe prosperitetit të qëndrueshëm, në historinë moderne të Perëndimit. Ndërkohë më 11 korrik, 29 anëtarë të NATO-s, do të marrin pjesë në atë që ka të ngjarë të jetë samiti më i frikshëm në historinë e organizatës.

Në samitin e vitit të kaluar, toni armiqësor i presidentit amerikan Donald Trump tronditi aleancën transatlantike. Aleatët e Amerikës e dinin tashmë, se Trump mund të ishte i vrazjhdë dhe ekstremist, por ata kishin pritur që anëtarët më të aftë të administratës së tij ta mbanin nën kontroll. Ky besim rezultoi të jetë i gabuar, për të thënë më të paktën.

Goditjet ndaj aleancës transatlantike vazhduan më tej. Trump ka vendosur tarifa të njëanshme për anëtarët e tjerë të NATO-s, duke përmendur për çdo gjë shqetësimet mbi sigurinë kombëtare.

Dhe, më e rëndësishmja, në samitin e G7-ës të muajit të kaluar në Kebek të Kanadasë, ai tregoi një armiqësi të paparë ndaj aleatëve më të afërt të SHBA-së, sulmoi publikisht kryeministrin kanadez Justin Trudeau, dhe refuzoi të nënshkruajë deklaratën përfundimtare të samitit.

Për shkak të veprimeve të tilla, pritshmëritë për sjelljen e Trump në samitin e ardhshëm, janë të frikshme. Frika është rritur me njoftimin se vetëm 4 ditë pas samitit të NATO-s, Trump do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, në Helsinki të Finlandës.

Skenari i një makthi është i lehtë të përfytyrohet:Trump rithekson përçarjen e NATO-s, përfshirë atë mbi çështjen e mbrojtjes së ndërsjellë, përpara se të “shesë” aleatët e tij, duke përqafuar publikisht Putinin.

Por s’ka pse të jetë ky rezultati. Në vend se të jetë një dramë e madhe, siç e kanë përshkruar disa, samiti mund të jetë një takim konstruktiv – edhe nëse Trump refuzon të bashkëpunojë.

Rendi i ditës, duhet të përfshijë planifikimin për ndikimin e Brexit në aleancë, dhe trajtimin e marrëdhënieve të vështira me anëtaren e saj më problematike, Turqinë, që ndër të tjera, e ka dëmtuar politikën amerikane në Siri.

Ai nuk duhet të lejojë ndërkohë që i gjithë fokusi të vihet tek detyrimi i anëtarëve të NATO-s për të shpenzuar 2 përqind të PBB-së në mbrojtje, edhe pse është e vërtetë që vendet duhet të rrisin më tej shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Dhe as nuk duhet të fiksohet tek angazhimi i mbrojtjes së ndërsjellë të përfshirë në nenin 5 të Kartës së NATO-s, edhe pse parimi se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve, është vendimtar për aleancën.

E vërteta është se pavarësisht rëndësisë së nenit 5, dhe kërkesës për shpenzimet për mbrojtjen e përbashkët në nivelin 2 për qind të PBB-së prej anëtarëve, vlera dhe rëndësia e NATO-s shtrihet përtej këtyre çështjeve.

Kini parasysh Nenet 2 dhe 3 të Kartës së NATO-s. Ato përmenden rrallë, por të dyja kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për përmbushjen e qëllimit të NATO-s. Neni 2 inkurajon, anëtarët e NATO-s që të bashkëpunojnë ekonomikisht, dhe të kenë “një kuptim më të mirë të parimeve mbi të cilat janë themeluar” institucionet e tyre të lira.

Më e rëndësishmja, Neni 3 u bën thirrje anëtarëve të punojnë së bashku, për të ndërtuar dhe mbajtur një kapacitet për mbrojtje, duke rritur elasticitetin.

Ndërsa Neni 5 është bërë një burim mjetesh, që Trump i përdor për të ushtruar presion ndaj aleatëve të tij për të shpenzuar më shumë, duke impresionuar përkrahësit e tij të brendshëm, nenet 2 dhe 3 janë praktike dhe më të drejtpërdrejta.

Ata nuk përqendrohen tek vizionet e luftës, por në bërthamën e paqes, duke përfshirë arsimin publik, përmirësimin e marrëdhënieve institucionale dhe organizimin efektiv.

Këto janë fushat ku NATO – veçanërisht Evropa e saj anëtare – kanë më shumë punë për të bërë. Në Evropë, dëgjon rrallë fjalën “mbrojtje”, pa termin “siguri”.

Dhe kjo nuk është e rastësishme: bashkimi i këtyre ideve i bën ata më të këndshëm për Evropën, një publik që i traumatizuar nga historia, ka qenë prej kohësh i fiksuar pas mbrojtjes.

Por, me një rivalizuese si Rusia në lindje dhe kaosin në jug, Europa nuk ka luksin të mohojë realitetin. Ajo duhet të forcojnë mbrojtjen në themele, me nenet 2 dhe 3, si udhëzues të tyre.

Shënim: Ana Palacio, është ish-ministre e Jashtme e Spanjës, dhe ish/zv.drejtuese e Bankës Botërore.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: aleancësarmënNATO. nxjerrsekretesulmet

TË LIDHURA

Izraeli i kundërpërgjigjet Kanadasë: “Rishqyrto deklaratat për arrestimin e Netanyahut.”
Bota

Izraeli i kundërpërgjigjet Kanadasë: “Rishqyrto deklaratat për arrestimin e Netanyahut.”

18:01 | 21/10/2025
Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump
Bota

Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump

17:23 | 21/10/2025
Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera
Bota

Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera

17:02 | 21/10/2025
Next Post
Kukës, ariu sulmon një 36-vjeçar. Dalin fotot e dëmtimeve në sy dhe në trup

Kukës, ariu sulmon një 36-vjeçar. Dalin fotot e dëmtimeve në sy dhe në trup

Kina alarmon BE-në, çfarë do bëhet me Shqipërinë?!

Kina alarmon BE-në, çfarë do bëhet me Shqipërinë?!

Sekuestrohen toka dhe llogari bankare/Ja si i pastronte paratë 49-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen toka dhe llogari bankare/Ja si i pastronte paratë 49-vjeçari nga Fieri







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Rama: Qendra pritjeje për emigrantët e paligjshëm, kurrë në Shqipëri
Politikë

Rama: Qendra pritjeje për emigrantët e paligjshëm, kurrë në Shqipëri

by mirseda
18:03 | 21/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë në punimet e samitit vjetor të Procesit...

Izraeli i kundërpërgjigjet Kanadasë: “Rishqyrto deklaratat për arrestimin e Netanyahut.”

Izraeli i kundërpërgjigjet Kanadasë: “Rishqyrto deklaratat për arrestimin e Netanyahut.”

18:01 | 21/10/2025
Tom Doshi pas daljes nga SPAK: “Mos u shqetësoni, s’ka lidhje me mua.”

Tom Doshi pas daljes nga SPAK: “Mos u shqetësoni, s’ka lidhje me mua.”

17:59 | 21/10/2025
PS e PD dorëzojnë kandidatët për Komisionin Rregullator në KQZ, demokratët propozojnë Ristanin

PS e PD dorëzojnë kandidatët për Komisionin Rregullator në KQZ, demokratët propozojnë Ristanin

17:48 | 21/10/2025
Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump

Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump

17:23 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com