Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ju vonohet avioni, apo ju anulohet fluturimi? Tani kompensoheni!

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Ju vonohet avioni, apo ju anulohet fluturimi? Tani kompensoheni!

Nëse avioni vonohet, apo më keq, fluturimi anulohet fare, keni një mundësi reale për të marrë kompensim. Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) bëri të ditur në buletinin mujor të qershorit se përgjatë këtij viti ka ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të kompensimeve që kompanitë u kanë bërë pasagjerëve, për shkak të vonesave  apo anulimeve të fluturimeve që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Nga shifrat zyrtare numri i pasagjerëve të  kompensuar  vetëm  në  muajin  Qershor  2018    shkon  në  60,  ndërsa  në  total  që  nga  muaji  Dhjetor  kap  shifrën  e  140  pasagjerëve. AAC-ja pret që kjo shifër të rritet akoma edhe më shumë pasi një numër i madh formularësh ankimimi janë në proces vlerësimi. Në vitet e mëparshme kompensimi ishte zero.

Pak vonesa e anulime në qershor

AAC thekson se në  raportin  e  Performancës  për  muajin  Qershor  vihet  re  një  përmirësim  i  dukshëm  i  respektimit  të  orareve  të  nisjeve  nga  kompanitë  ajrore.  Në krahasim  me  muajt  e  mëparshëm  të  këtij  viti,   numri i fluturimeve të anulluara apo me vonesë ka  rënë  ndjeshëm,  ndërsa  një  pjesë  e  madhe  e  problemeve që janë shënuar në muajin Qershor, lidhen  kryesisht  me  problemet  e  motit  apo  me  grevat në Itali. Vonesat dhe anullimet në përqindje më  të  madhe  regjistrohen  me  Italinë.  Në  muajin  Maj regjistrohen 8 anullime fluturimi ndërsa në Qershor shifra shkon në vetëm 3, si pasojë e motit të keq.

Si u nda tregu në maj mes operatorëve

Referuar të dhënave zyrtare të ardhura  ë  Autoritetin  e  Aviacionit  Civil,  muaji  Maj  2018 karakterizohet nga një fluks në rritje i pasagjerëve  që  udhëtojnë  nëpërmjet  transportit  ajror.  Shifrat   referojnë një numër prej 220,117 pasagjerë të cilët  kanë udhëtuar gjatë kësaj periudhe (9669 pasagjerë kanë udhëtuar me linja çarter).

Kompania  ajrore  “Blue Panorama”  është  mbizotëruese  në  treg  duke  mbuluar  fluksin  më të  madh  të  lëvizjes  së  pasagjerëve  për  muajin  Maj  2018, me një numër prej 43,129 pasagjerë ose 20% të  totalit.  Ndjekur  nga  “AlbaWings”  me  një  numër  prej 28,376 pasagjerë ose 13% ndaj Totalit, “Ernest s.p.a”  me  23,857  pasagjerë  ose  11%  të  Totalit  dhe  Alitalia  21,844  pasagjerë  ose 10%  të  totalit mujor.

Nisur nga këto të dhëna Italia vazhdon të zotërojë përqindjen  më  të  madhe  të  tregut  të  transportit  ajror për muajin Maj 2018, duke zënë 54% të totalit, ndjekur nga Turqia me 10%. Nëse referuar shifrave do  të  analizonim  ecurinë  e  tregut  të  transportit  ajror në vendin tonë për muajin Maj të viteve 2016-2017-2018, vëmë re, se kemi një rritje të numrit të pasagjerëve  që  udhëtojnë  nëpërmjet  ajrit,  vit  pas  viti.

Trefishohen çarterat

Për  sa  i  përket  numrit  të  pasagjerëve  të fluturimeve çarter  për muajin Maj 2018 ka patur trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%, kjo si rredhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë. /Monitor/

Tags: anulohetavionifluturimiJUkompensoheniTanivonohet

TË LIDHURA

Plagosen rëndë nënë e bir për shkak të parkimit, arrestohen dy vëllezër në Sarandë me precedentë në fushën e narkotikëve
Aktualitet

Plagosen rëndë nënë e bir për shkak të parkimit, arrestohen dy vëllezër në Sarandë me precedentë në fushën e narkotikëve

16:36 | 18/08/2025
Konkursi elektronik për Mjekësinë e Përgjithshme, nis provimi
Aktualitet

Konkursi elektronik për Mjekësinë e Përgjithshme, nis provimi

15:29 | 18/08/2025
Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Dalin para gjykatës 4 të arrestuarit– Masë “detyrim paraqitje” për tre prej tyre
Aktualitet

Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Dalin para gjykatës 4 të arrestuarit– Masë “detyrim paraqitje” për tre prej tyre

14:50 | 18/08/2025
Next Post
Shqiptarët mes jetës dhe vdekjes: Mos prisni të varrosim njerëz!

Shqiptarët mes jetës dhe vdekjes: Mos prisni të varrosim njerëz!

Ambasadori i “tregon dhëmbët” Xhafajt: Ku i ke “peshqit e mëdhenj”, ç’po bën?

Ambasadori i “tregon dhëmbët” Xhafajt: Ku i ke "peshqit e mëdhenj", ç’po bën?

Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Tahirin

Prokuroria kërkon "arrest me burg" për Tahirin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Bisedimet për paqe në Ukrainë/ Trump: E di saktësisht çfarë po bëj
Bota

Bisedimet për paqe në Ukrainë/ Trump: E di saktësisht çfarë po bëj

by mirseda
17:03 | 18/08/2025
0

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për qëndrimin e tij lidhur me një marrëveshje paqeje Ukrainë-Rusi, përpara...

Plagosen rëndë nënë e bir për shkak të parkimit, arrestohen dy vëllezër në Sarandë me precedentë në fushën e narkotikëve

Plagosen rëndë nënë e bir për shkak të parkimit, arrestohen dy vëllezër në Sarandë me precedentë në fushën e narkotikëve

16:36 | 18/08/2025
Konkursi elektronik për Mjekësinë e Përgjithshme, nis provimi

Konkursi elektronik për Mjekësinë e Përgjithshme, nis provimi

15:29 | 18/08/2025
Strasburgu ekipi i parë në botë, i përbërë nga lojtarë të lindur vetëm pas vitit 2000!

Strasburgu ekipi i parë në botë, i përbërë nga lojtarë të lindur vetëm pas vitit 2000!

15:10 | 18/08/2025
Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

15:08 | 18/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com