Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës, në Gjirin e Lalzit.
Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave. Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4. Dëmet e para materiale janë raportuar në Manzë të Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shembur çatia e një banese.
Panik ka pasur edhe në zonën e Ishmit. Emergjencat Civile thonë se nuk ka informacione për dëme masive. Por, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Mal të Zi dhe Itali. Mediat malazeze bëjnë të ditur se lëkundjet janë ndjerë në Podgoricë si dhe përgjatë bregdetit malazez nga Ulqini në Budva.
UPDATE [04.07-11:20] #Albania #EARTHQUAKE #TERREMOTO (11:01 UTC+2) M 4.9 – Sentito anche in Italia pic.twitter.com/FjntEPWaI9
— Emergenza24 (@Emergenza24) July 4, 2018
BREAKING NOW [04.07-11:05] #Albania STRONG #EARTHQUAKE FORTE #TERREMOTO (11:01 UTC+2) M 5.6 – Sentito anche in Italia pic.twitter.com/LfeSqmPJXC
— Emergenza24 (@Emergenza24) July 4, 2018
Map of the testimonies received so far following the #earthquake M4.9 in Albania 40 min ago pic.twitter.com/R3940MuZDB
— EMSC (@LastQuake) July 4, 2018
Estimated population in the felt area: 5.5 millions inhabitants pic.twitter.com/3FWQiCzhNY
— EMSC (@LastQuake) July 4, 2018
Felt #earthquake (#tërmet) M4.8 strikes 30 km NW of #Tirana (#Albania) 6 min ago. Please report to: https://t.co/KSIcxPyrCb pic.twitter.com/OS6V7SAX3a
— EMSC (@LastQuake) July 4, 2018