Të gjitha bizhuteritë kanë nevojë të pastrohen. Kujdesi ndaj tyre duhet të jetë maksimal, për ti mbajtur në gjendje të mirë. Në kushtet e shtëpisë, secili prej nesh mund të bëjë një masë, për ti bërë bizhuteritë të shkëlqejnë.
Në fillim vishni një tas me një letër alumini, e në të shtoni një gotë ujë të nxehtë, një lugë gjelle sodë buke, një lugë gjelle kripë dhe një lugë ilaç enësh.
Lërini bizhuteritë në këtë përzierje për 15 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm, e do të shihni si do të shkëlqejnë.