Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë mbështetjen e 14 anëtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshjen për të marrë sërish azilkërkuesit, të cilët paraprakisht janë regjistruar në vendet e tjera në bllokut prej 28-anëtarëve.
Marrëveshjet janë bërë publike në një letër që Merkel u ka dërguar dy liderëve të partnerëve të saj të koalicionit.
Merkel ka shkruar në këtë dokument se azilkërkuesit që kanë arritur në Gjermani, pasi paraprakisht janë regjistruar në shtetet e tjera të BE-së, duhet të vendosen në qendra të posaçme brenda BE-së, ku do të procedohen kërkesat për azil.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, lider i Unionit Kristiansocial, i ka dhënë afat deri në korrik kancelares gjermane, që të ndalë rrjedhën e emigrantëve në vend, ose do të ballafaqohet me rrëzimin e koalicionit qeverisës.
Shtetet e BE-së të listuara, që shfaqin vullnetin për të pranuar emigrantët, përfshijnë Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë – shtete që kanë kundërshtuar propozimet për ndarjen e përgjegjësive për pranimin e azilkërkuesve në mbarë Evropën.
Shtetet tjera që kanë arritur marrëveshje me Merkelin janë Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia dhe Suedia.