Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tërboi serbët me shqiponjën, Shaqiri: Zvicra dhe Kosova, dy shtëpitë e mia!  

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Tërboi serbët me shqiponjën, Shaqiri: Zvicra dhe Kosova, dy shtëpitë e mia!  

Nga Leonid Bershidsky, “Bloombergview”/Botërorët e futbollit, kanë që prej kohës arena gjigante të shfaqjeve nacionaliste. Sidoqoftë, këto ditë, gjeopolitika që luhet pak më poshtë sipërfaqes është bërë më komplekse, dhe nacionalizmat mund të shihen të shpalosur tek flamujt.

Të hënën, FIFA, organi qeverisës global i futbollit, gjobiti 2 lojtarë zviceranë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, me 10.000 franga zvicerane (10.100 dollarë) secilin për shkak se bënë një gjest politik pas shënimit të golave, ​​në një ndeshje që Zvicra e fitoi 2-1 kundër Serbisë të premten e kaluar.

Ata bënë me dy duart simbolin e shqiponjës me ky koka të Skënderbeut, e cila zbukuron flamurin e Shqipërisë dhe stemën presidenciale të Kosovës. Tre lojtarë në skuadrën zvicerane, Xhaka, Shaqiri dhe Valon Behrami, kanë lindur në Kosovë, të cilën Serbia nuk e njeh si një shtet të veçantë.

Ata janë etnikisht shqiptarë, dhe vëllai i Granitit, Taulant Xhaka, gjithashtu një futbollist profesionist dhe gjithashtu i lindur në Zvicër, luan për ekipin kombëtar të Shqipërisë.

Por as Shqipëria  dhe as Kosova – anëtare e FIFA-s vetëm që nga viti 2016 – nuk janë pjesëmarrës në Kupën e Botës së këtij viti, dhe tifozët e tyre mendojnë se përfaqësohen nga Zvicra, një vend paqësor, neutral dhe i zhvilluar, që në shumë mënyra është e kundërta e Kosovës.

Ky qëndrim i pazakontë ishte veçanërisht i rëndësishëm kundër Serbisë, tifozët e të cilëve tundën shumë flamuj nacionalistë; disa u paraqitën me veshje të ngjashme me Ratko Mlladiçin, gjeneralin e dënuar për gjenocid vitin e kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë për krimet në ish-Jugosllavi.

Pas ndeshjes, në të cilën Shaqiri shënoi golin e fitores në minutën e fundit, trajneri serb kërkoi me egërsi që arbitri gjerman të dërgohet për t’u gjykuar në Hagë – për shkak të “mënyrës se si na provokuan”.

FIFA gjobiti federatën serbe me 54.000 franga për këtë deklaratë, dhe shfaqjet e tifozëve: Mesazhet politike janë të ndaluara në futbollin ndërkombëtar.

Pra, ku qëndron vërtet besnikëria e lojtarëve kosovaro-zviceranë? “Unë mendoj se kam dy shtëpi”- u shpreh Shaqiri për “The Players Tribune”.

“Është kaq e thjeshtë. Zvicra i dha familjes time gjithçka, dhe unë përpiqem të jap gjithçka për ekipin kombëtar. Por sa herë që shkoj në Kosovë, kam menjëherë ndjesinë se gjendem në shtëpinë time”.

E njëjta pyetje që ka të bëjë me besnikëritë, paralele apo të ndara, u kërkua jo shumë kohë më nisjes së botërorit, lidhur me yjet e kombëtares gjermane me origjinë turke, Mesut Ozil dhe Ilkai Gyndogan, pasi ata dolën një fotografi në kuadër të fushatës elektorale në Turqi, me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ky gjest shkaktoi kritika në mbarë Gjermaninë, ndërsa presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer teinmeier i ftoi ata për një bisedë, për të sqaruar besnikërinë e tyre. Lojtarët shpjeguan se pavarësisht një lidhjeje të fortë me rrënjët e tyre, ata ishin krenarë që përfaqësonin kombëtaren e Gjermanisë.

Në vitet e mëparshme, nacionalistët francezë janë tallur shpesh me rrënjët afrikane dhe arabe të lojtarëve të kombëtares (shefi i nacionalistëve, Zhan Mari Lë Pen, i akuzonte ata se nuk ishin në gjendje të këndonin Marsejezën pasi ishin të huaj).

Qeveria franceze, nga ana e saj, e përkrahu ekipin si shembull të integrimit të suksesshëm. Por tani dyshimet për besnikëritë e paplota janë zhvendosur përtej Francës, në vende që nuk ishin të njohura për të.

Në Suedi, ekipi i të cilit u udhëhoq në mënyrë të shkëlqyer për një gjeneratë nga Zlatan Ibrahimoviç, biri i një emigranti mysliman boshnjak, Xhimi Durmaz, një asirian, familja e të cilit kishte emigruar nga Turqia, u përball me abuzimin racor në internet, pasi bëri një gabim në ndeshjen e Suedisë kundër Gjermanisë të shtunën e kaluar, që çoi në golin e minutave të fundit nga ana e gjermanëve.

I gjithë ekipi suedez regjistroi një video për të treguar solidaritet me Durmaz, i cili e identifikoi veten në klip si një suedez krenar. Por në Suedi, vend që vitet e fundit ka pranuar më shumë emigrantë për çdo banor se sa çdo vend tjetër evropian, incidente të tilla nuk janë më të kufizuara.

Partia e ekstremit të djathtë Demokratët e Suedisë, renditet në nivele historike në sondazhe. Dikush mund të flasë, siç bëjnë shumë nacionalistë, për një rënie të Evropës, një rënie të identiteteve, një vlerë të reduktuar të flamujve dhe simboleve. Megjithatë ndërsa ndjek Kupën e Botës, unë shoh një tabllo më optimiste të realitetit aktual evropian.

Edhe pse aleancat janë bërë dhe po bëhen gjithnjë e më komplekse, flamujt marrin gjithashtu kuptime të reja. Për Shaqirin, respekti ndaj flamurit zviceran është një shenjë mirënjohje. Për Ozil dhe Gyndogan, ai gjerman nënkupton sistemin e trajnimit dhe përzgjedhjes, që u siguroi karrierë të suksesshme, të cilat nuk do t’i ishin garantuar diku tjetër.

Në Suedi, shtëpia e patriotit krenar Durmaz, një klub i themeluar nga asirianët e tij, Assyriska FF, ka luajtur madje edhe në kategorinë superiore në vendit.

Kompleksiteti nuk është problem, por një avantazh. Nëse shqiptarët brohorasin për Shaqirin apo Xhakën, tifozët zviceranë nuk kanë asgjë për të humbur.

Nëse turqit entuziazmohen për Gyndogan, kjo është sërish një përfitim për Gjermaninë. Megjithëse FIFA me të drejtë mund të ndëshkojë shfaqjet e ndryshme politike, racizmi e ngre kokën herë pas here, dhe besnikëritë kuptohen me kuptueshmëri, ne nuk po shohim vetëm futboll, po gjithashtu edhe një Evropë të re që bashkohet përkundër të gjitha ndarjeve.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: kosovaserbetShaqirishqiponjënshtëpitëterboizvicra

TË LIDHURA

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.
Kryesore

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura
Ekonomi

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Next Post
Ekskluzive/ Aktori zbulon prapaskenat e Veliajt: Pirro Mani s’do firmoste kurrë! Ja çfarë loje po bëhet me 6 artistë

Ekskluzive/ Aktori zbulon prapaskenat e Veliajt: Pirro Mani s’do firmoste kurrë! Ja çfarë loje po bëhet me 6 artistë

Foto/Gjermania paketon valixhet, niset drejt shtëpisë

Foto/Gjermania paketon valixhet, niset drejt shtëpisë

Banka e Shqipërisë forcon rregullat dhe kontrollet për pastrimin e parave

Banka e Shqipërisë forcon rregullat dhe kontrollet për pastrimin e parave







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku
Showbizz

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku

by mirseda
22:40 | 25/12/2025
0

Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga starti i “Big Brother VIP Albania 5” dhe rrjetet sociale kanë...

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

22:07 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com