Seriali “Ertugrul” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe po i mban teleshikuesit gozhduar para ekranit në çdo seri të re. Mirëpo skenat me dhunë kanë bërë që sot studiuesi i njohur Elmaz Fida të dalë kundër këtij prodhimi kinematografik turk duke u shprehur se personazhet e serialit që prejnë koka e bëjnë tortura nuk kanë dallim nga terroristët e Isis.
“Unë se kam ndjekur më parë serialin e Ertugrulit, por u bë shkak popullariteti i madh dhe interesi i madh si brenda familjes ashtu dhe jashtë saj, ai që më uli dhe të ndjek për dy tre muajt e fundit këtë serial.
Nuk po ndalem në cilësinë dhe lartësinë e realizimit, por do të shënoj disa vërejtje të miat mbi serialin.
1. Skenat e shumta të dhunës. Pavarësisht se në fillim të filmit thuhet se filmi është I përshtatshëm për tu ndjekur nga të gjithë anëtarët e familjes, përfshi dhe fëmijët, kam vënë re që seriali është totalisht I papërshtatshëm, sidomos për fëmijët. Aty ka prerje kokash, vrasje e tortura të tmerrshme, të cilat krejt kollaj mund të imitohen nga fëmijët dhe adoleshentët në jetën e tyre të përditshme.
2. Deliri i madhështisë. Këtë e kam pikasur shpesh në shprehje të tipit:”Ne luftojmë për kënaqësinë e Zotit” Goxha kontraverse kjo, pasi kënaqësia e Zotit qenka tek lufta. Apo të tjera të tipit:”Neve na ka dërguar Zoti për të vënë drejtësinë në Tokë” etj… Se kush ua ka komunikuar nga Zoti këtë mision unë nuk e di.
3. Përdorimi i frazave “Allahu ekber – Zoti është më i madhi” në sulme dhe gjatë vrasjes së kundërshtarëve. Kjo më ka prekur më së shumti, të them të drejtën, pasi në këtë serial, fjala e shenjtë “Zoti është më I madhi” dhe të ngjashmet, përdoret në kontekst prerje kokash, ekzekutime maنabre dhe tortura. Uën pyes:”Ku është ndryshimi mes terroristëve të Isis të cilët shqiptojnë të njëjtat fjalë teksa presin koka jomyslimanësh e myslimanësh, e që na kanë indinjuar të gjithëve me këtë, me këta të serialit?!”, shkruan Elmaz Fida.