Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama humb betejën me BE-në, refugjatët e “marrin në qafë”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama humb betejën me BE-në, refugjatët e “marrin në qafë”

“Shqipëria nuk do të pranojë kurrë kampe refugjatësh, në këmbim të pranimit në BE”. Ky është qëndrimi i radhës bërë publik në një intervistë për gjermanen “Bild”. Deklaratat e tij nuk kanë një linjë të rregullt, ku pas një qasje ndryshe dhënë pas takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, më pas ai ndryshoi strategjinë e lojës, duke e cilësuar si një fantazi.

Çfarë nuk shkon me qëndrimin e Ramës? 

Kurz, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, tha se në Ballkan është formuar një rrugë e re e refugjatëve dhe sipas tij, siguria e Evropës varet nga stabiliteti i Ballkanit. Duke nënvizuar se çështja më e rëndësishme e diskutuar në bisedime është lufta kundër emigracionit të paligjshëm, Kurz tha:

“Një rrugë e re për refugjatët po formohet në Ballkan. Trafikantët e qenieve njerëzore po përpiqen të kalojnë njerëz nga Greqia përmes Shqipërisë në Evropën Qendrore. Përballë këtij zhvillimi të ri, nuk do të jemi spektatorë, por do të luftojmë”.

https://tiranatoday.com/kancelari-austriak-i-hapi-goxha-pune-rames-per-refugjatet-cfare-po-bluan-ne-mendje-kryeministri/

Po kështu Kurz theksoi se Shqipëria duhet të mbështetet nga BE si financiarisht ashtu edhe teknikisht, me qëllim që të shmang krizën e refugjatëve të vitit 2015 dhe 2016. Nga ana tjetër, Rama theksoi se po bëhen përpjekje për të formuar një rrugë të re, për refugjatët nëpërmjet Shqipërisë.

“Refugjatët ilegalë nga Greqia, po përpiqen të kalojnë në Evropën Qendrore nëpërmjet Shqipërisë. Ka një rritje serioze të lëvizjes së refugjatëve. Për momentin ne mund ta mbajmë nën kontroll këtë situatë, po është e nevojshme të veprohet sa më parë brenda bashkëpunimit, para se të përjetohen skenat që shokuan dhe dëmtuan Evropën në vitin 2015”, tha Rama.

Me shtimin e presionit nga ana e opozitës, Rama ndryshoi kartat nën mëngë. Ai u vu në krah të qytetarëve, duke shfajësuar veten, se tentativat e dështuara të demokratëve janë veçse një zhgënjim.

https://tiranatoday.com/refugjatet-ne-shqiperi-kush-po-genjen-xhafaj-apo-rama/

Rama për Anadolu Agency: Kjo është fantazi

Rama, në një intervistë të dhënë më herët për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), u prononcua lidhur me raportimet e fundit mediatike për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh, apo qendre për trajtimin e luftëtarëve të huaj në Shqipëri.

https://tiranatoday.com/kampe-per-refugjatet-dhe-ushtaret-e-isis-reagon-rama-kjo-eshte-marrezi/

“Kjo është një fantazi”, tha Rama, duke hedhur poshtë të gjitha raportimet mbi këto tema. Kryeministri tha se këto pretendime nuk reflektojnë të vërtetën dhe tha se Shqipëria ka ngritur një qendër, e cila është një qendër studimore, programesh, analizash, ndërveprimesh kundër ekstremizmit të dhunshëm, dhe që është propozuar që të zgjerohet në një qendër rajonale, qendër ekselence që ka të bëjë me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe që trajton në rrugë të ndryshme këtë fenomen.

Revista gjermane: Shqipëria, vendi ideal për refugjatët

Ndonëse qeveria shqiptare e kundërshton me forcë, mediat gjermane vijojnë të shkruajnë se Shqipëria është vendi më i mundshëm për ngritjen e këtyre kampeve. Revista “Focus” ka shkruar jo më larg se dje se kjo ide është diskutuar edhe gjatë samitit të fundjavës për çështjen e emigrantëve. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, revista shkruan se kundër marrjes së refugjatëve flet skepticizmi i popullsisë.

“Në popullatën shqiptare është e qartë se nuk pranohet ideja e mbërritjes së refugjatëve, qoftë edhe për kontrollin e kërkesave për azil dhe rishpërndarjen në BE. Në këtë kontekst, opozita shqiptare po e përdor këtë temë për të ushtruar presion mbi qeverinë e Edi Ramës, me pohime pjesërisht groteske”.

Një ditë pas vendimit të BE për hapjen e negociatave në vitin 2019, kryeministri Rama ka deklaruar se refugjatët s’mund të trajtohen si mbetje toksike.

“Ne nuk do të pranojmë kurrë të tilla kampe refugjatësh, sepse kjo do të thotë që t’i trajtosh njerëzit e dëshpëruar si mbetje toksike që askush nuk i do”, është shprehur kryeministri Rama, në një prononcim për Bild.

Deklaratat e tij janë hera-herës kontradiktore, pasi Rama shprehet i gatshëm që të japë kontributin e duhur për barrën europiane, por kjo nuk do të thotë se Shqipëria mund të bëhet mbështetje për problemet e çdokujt.

“Edhe në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria nuk do të ndërtonte kampe refugjatësh. Kriza e refugjatëve duhet të trajtohet pavarësisht nga gjendja aktuale e përpjekjeve tona të pranimit në BE”, u shpreh kreu i qeverisë.

TIRANA TODAY

Tags: edi ramakampe refugjatesh

TË LIDHURA

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore
Aktualitet

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

14:59 | 07/10/2025
Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit
Aktualitet

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

14:45 | 07/10/2025
I dënuar në vendin e tij për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani 51 vjeçar
Aktualitet

I dënuar në vendin e tij për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani 51 vjeçar

14:38 | 07/10/2025
Next Post
“Mona e Basha na ngelën në klasë”

“Mona e Basha na ngelën në klasë”

Puçi që Macron i bëri Merkelit, del arsyeja e fortë e shtyrjes së negociatave

Puçi që Macron i bëri Merkelit, del arsyeja e fortë e shtyrjes së negociatave

‘Çmendet’ Trump, kërkon t’i vërë fshesën emigrantëve

Po tani çfarë bëri? 17 shtete amerikane padi kundër Trump







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore
Aktualitet

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

by mirseda
14:59 | 07/10/2025
0

VENDIM/ KOMITETI DREJTUES I DHOMES TE AVOKATISE TE SHQIPERISE Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise,...

DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!

DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!

14:48 | 07/10/2025
Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

14:45 | 07/10/2025
I dënuar në vendin e tij për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani 51 vjeçar

I dënuar në vendin e tij për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani 51 vjeçar

14:38 | 07/10/2025
Gjykata e Shkallës së Parë: Të merren menjëherë masat për garantimin e sigurisë së jetës së gjyqtarëve

Gjykata e Shkallës së Parë: Të merren menjëherë masat për garantimin e sigurisë së jetës së gjyqtarëve

14:24 | 07/10/2025

Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com