Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Historia e suksesit për ish-refugjaten kosovare

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Historia e suksesit për ish-refugjaten kosovare

Ndërsa 2018-a shënon 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në mendje të vijnë mijëra refugjatë që u detyruan të largohen nga lufta dhe të vendosen në vende të ndryshme të botës. Mes tyre ishte edhe Vesa Vuniqi e cila sot jeton në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë pjesë e shoqërisë amerikane duke kontribuar mes të tjerash, edhe në fushën e sportit. Kolegu ynë Kastriot Haxhiaj përgatiti këtë material.

Vesa Vuniqi i hyri sportit të karatesë qysh në moshë të re. Ajo filloi të trajnohej në Kosovë kur ishte vetëm 9 vjeçe, ndërsa mori pjesë me ekipin e Kosovës në moshën 11 vjeçare në një kampionat karateje në Hungari.

Si shumë shqiptarë të tjerë, lufta në Kosovë do ta detyronte familjen e saj në merrte rrugën e refugjatit.

Ndërsa shfleton albumin e kujtimeve nga karriera e saj sportive, Vesa kujton edhe vështirësitë e përshtatjes në Amerikë pas traumës së shkaktuar nga lufta në Kosovë si dhe sukseset e para sportive, ëndërrën amerikane.

“Gjithçka ishte ndryshe këtu në Amerikë, duke filluar nga gjuha dhe traditat. Nuk kishim njerëz të njohur, por karateja ishte ajo që njihja. Karateja më ka ndihmuar të përshtatem në Amerikë.”

Ndërsa sporti e ndihmoi të përshtatej në jetën e re, Vesa shënoi rezultate të mira në shkollë duke u diplomuar për Bio-Kimi në Universitetin e Miçiganit dhe specializuar më tej (Master) edhe për degën Inxhinieri Bio-Mjekësore.

“Punoj për Agjencinë amerikane për Ilaçet dhe Ushqimin (FDA). Unë drejtoj grupin e ortopedisë për pajisje mjekësore. Vlerësojmë dhe aprovojmë pajisjet e reja mjekësore nëse plotësojnë kushtet për përdorim dhe daljen e tyre në treg.”

Vesa ka disa vite që jeton në Uashington ndërsa nuk i ndahet pasionit për karatenë. Një vit më parë Vesa do të arrinte të zgjidhej një nga tre femrat përfaqësuese të rajonit, që njihet si Bregu Lindor amerikan, për garat kombëtare të karatesë të zhvilluar në Kaliforni ku edhe do të fitonte dy medalje të arta në disiplinat “Kata” dhe “Kumite”. Ndërsa disa muaj më parë, Vesa do të rrëmbente medale të tjera ari. Trajneri i saj, David Ernst flet me pasion për Vesën.

“Vesa ka marrë pjesë në garat e karatesë në Kaliforni si dhe në Filadelfia në garat kombëtare. Ajo ka fituar disa medalje, përfshi vendin e parë për femra në Kumite në rajonin lindor amerikan, si dhe medalje të tjera në pjesën perëndimore të Amerikës në garat kombëtare.”

“Fitova tre medalje të arta…..Në disiplinën “Kata” në ekipore dhe individuale në disiplinën “Kumite” ku edhe fitova vendin e parë”, thotë Vesa.

Përveç dedikimit shkencor në punën e përditshme, Vesa kryen edhe funksionin e instruktores së karatesë për moshat e reja në një klub karateje në kryeqytetin amerikan, shkruan voa. Aktualisht Vesa po stervitet për të marrë pjesë në garat kombëtare të nëntorit që zhvillohen në Dakotën e Jugut.

Tags: e suksesithistoriaish-refugjatenkosovare

TË LIDHURA

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

10:11 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon
Aktualitet

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Next Post
Tërbohen mediat serbe: Shaqiri i lidhur me terrorizmin

Tërbohen mediat serbe: Shaqiri i lidhur me terrorizmin

“Gjermania vendos 10 kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë”

“Gjermania vendos 10 kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë”

Xhafaj i bindur: Gjermania ndez dritën jeshile për hapjen e negociatave

Xhafaj i bindur: Gjermania ndez dritën jeshile për hapjen e negociatave







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

by mirseda
10:11 | 03/01/2026
0

Pas një situate tejet problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00...

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com