Me anë të mashtrimit një 43-vjeçar kishte përfituar vlera të mëdha monetare. Shtetasi me inicialet N.C., administrator i një fondacioni humanitar dilte në aksion rrugor Përrenjas-Pogradec u merrte lekët qytetarëve duke thënë se ato do të shkonin për bamirësi.
Ai pretendonte vlera monetare do të përdoreshin për llogari të fondacionit, por nga veprimet e kryera dhe nga faktet e siguruara nga policia, dyshohet se i përvetësonte ky i fundit
Nuk është hera e parë që të tillë mashtrues dalin në rrugë dhe u kërkojnë para njerëzve në emër të humanizmit dhe të bamirësisë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin:
N.C., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi ky shtetas, duke qenë administrator i një fondacioni humanitar, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, në afërsi të Qafë Thanës, iu kërkonte qytetarëve të ndryshëm, vlera monetare me pretendimin se ato do të përdoreshin për llogari të fondacionit, por nga veprimet e kryera dyshohet se i përvetësonte ky i fundit. Neni 143/2 i Kodit Penal.