Një tjetër reper është vrarë të hënën. Bëhet fjalë për të riun Jimmy Wopo, i cili u qëllua të vdekur të hënën në një makinë në qytetin e tij të lindjes, ku ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person.
Policia iu përgjigj të shtënave që u regjistruan rreth orës 4:22 të mëngjesit.
Dy burra u dërgua në spital pasi kishin marrë lëndime nga të shtënat me armë zjarri. Menaxheri i Wopo, Taylor Maglin, më vonë konfirmoi se rreper kishte vdekur .Personi i dytë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.
Wopo, emri i tij i vërtetë është Travon Smart, ishte më i njohur për “Elm Street” të tij në 2016.
Vrasja e Wopo erdhi në të njëjtën ditë kur u vra edhe reperi 20-vjeçar “XXXTentacion” një yll në rritje, i cili u qëllua në Florida.