Gjermania u mposht me rezultatin 1-0 një ditë më parë nga Meksika në ndeshjen e parë në grupin F. Tifozët gjermanë nuk ë kanë kapërdirë dot këtë humbje dhe kanë shpërthyer në përfundim të ndeshjes ndaj lojtarëve dhe trajnerit të tyre për lojën e dobët që prodhoi kombëtarja e tyre. Por duket se një pjesë e tifozëve ka festuar shumë në këtë sfidë dhe kanë qenë ata të Italisë.
Kundërsulmi i Meksikës në momentin e golit ishte pothuajse i njëjtë me atë të Italisë në 2006-ën, ku Del Piero shënoi në portën e “panzerave”. Montimi i zërit të komentatorit italian në aksionin e meksikanëve ka rezultuar një perlë e vërtetë që ka shkaktuar shumë të qeshura tek tifozët që urrejnë kampionët e botës në fuqi, Gjermaninë.