Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania në panik/Kush po kërkon ta “eliminojë” Angela Merkelin?!

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermania në panik/Kush po kërkon ta “eliminojë” Angela Merkelin?!

Nga Jens Thurau/Edhe një herë për t’i përshkruar me qetësi zhvillimet politike të enjten në Berlin: Një natë të gjatë bisedojnë në zyrë kancelarja dhe ministri i Brendshëm.

Megjithatë, ata nuk janë në gjendje të bien dakord për një politikë të përbashkët për azilin dhe refugjatët. Më pas zhvillohen mbledhje të veçuara të grupeve parlamentare të CDU-së dhe CSU-së, e për këtë arsye ndërpritet me ngut seanca plenare e Bundestagut.

Kjo është e padëgjuar ndonjëherë në raportet mes dy partive simotra. Në mbledhjen e CSU-së ministri i Brendshëm Horst Seehofer komunikon, se në rast nevoje do të ndërmarrë veprime të mëvetësishme. Por çfarë konkretisht?

Në thelb ai do të mbyllë kufijtë me vendet fqinjë për azilkërkuesit. Kjo miratohet njëzëri nga CSU-ja.

Secilin, që ka shkelur për herë të parë tokën evropiane në një vend të BE-së, e këta janë pothuajse të gjithë refugjatët, CSU-ja nuk do ta lejojë më të hyjë në Gjermani.

Se si do ta realizojë ai këtë, mbetet e hapur, por nuk qëndron këtu problemi. Bëhet fjalë për Angela Merkelin dhe të ardhmen e saj si kancelare. Nëse ajo do ta lejojë një fyerje të tillë.

Merkel nuk e dëshiron një veprim të mëvetësishëm gjerman, ajo do zgjidhje me të gjithë partnerët evropianë. E në radhë të parë: ajo do të mbrohen më mirë kufijtë e jashtëm të BE-së, në mënyrë që kufijtë brenda bashkësisë të mund të mbeten të hapura siç janë tani. Por një zgjidhje e tillë në nivelin e BE-së ende nuk duket e afërt, dhe CSU-ja thjesht nuk do të presë më gjatë.

Çfarë opsionesh parashtrohen tani? Kancelarja ka kompetencën e direktivave në qeveri. Një term i bukur gjerman dhe i ndërlikuar, por se ç’mund të bëjë Merkel me të, kjo është e hapur.

Ajo mund ta shkarkojë Horst Seehoferin, i cili për një çështje qendrore të aktivitetit qeveritar nuk përfaqëson qëndrimin e saj.

Një gjë e tillë do të thoshte fundi i kësaj qeverie. Por ajo edhe mund t’i nënshtrohet një mocioni votëbesimi në parlament. Gjithsesi nga do që ta sjellësh e ta kthesh: Merkel nuk mund të tolerojë që  Seehoferi të veprojë pa të, sepse kësisoj kjo nuk do të ishte më qeveria e Angela Merkelit.

Larje hesapesh me sistemin Merkel

Kështu ndodh shpesh në politikë: çdo gjë që zien e gurgullon gjatë, shpërthen brenda pak çastesh apo orësh: CSU-ja në fillim ishte kundër politikës së Merkelit për refugjatët, qëkurse kancelarja më 2015 lejoi të hyjnë në vend refugjatët nga Hungaria.

Prej kohësh edhe shumë politikanë të CDU-së e kanë humbur durimin, pavarësisht solidaritetit ndaj Merkelit. Në zonat e tyre elektorale deputetët përjetojnë dhe vuajnë zbehjen e mbështetjes ndaj politikës liberale për refugjatët që ndjek Merkeli. Por grindja shkon edhe përtej politikës ndaj refugjatëve: Fryma aktuale është nacional-konservatore.

Të paktën janë të shumtë ata që kështu e përjetojnë. Me humbjet e pësuara prej suksesit të populistëve të djathtë të AfD-së, CSU-ja dhe pjesë të CDU-së po lajnë hesapet me Merkelin, jo vetëm me politikën e saj të azilit, por me të gjithë sistemin Merkel.

Në vjeshtë në Bavari ka zgjedhje. Bllokimi i AfD-së është qëllimi prioritar i kristiansocialëve. Në rast nevoje edhe kundër Merkelit dhe qeverisë, së tyre. A mund ta marrë sërish timonin kancelarja? Shumë e vështirë në një ditë si kjo./Deutsche Welle

Tags: “eliminojë”Angela MerkelinGjermaniakerkonpanik

TË LIDHURA

Ushtria izraelite godet zyrën presidenciale të Iranit
Bota

Ushtria izraelite godet zyrën presidenciale të Iranit

13:00 | 03/03/2026
Irani kërcënon Netanyahun: E dimë ku i zhvillon takimet! Të dhënat tona…
Bota

Irani kërcënon Netanyahun: E dimë ku i zhvillon takimet! Të dhënat tona…

12:59 | 03/03/2026
Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë
Bota

Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë

09:09 | 03/03/2026
Next Post
“Isha shtatzënë, më futën në kamion dhe…”, rrëfimi tronditës i prostitutës shqiptare

"Isha shtatzënë, më futën në kamion dhe...", rrëfimi tronditës i prostitutës shqiptare

Kush është shqiptari, pjesë e Komitetit të OKB

Kush është shqiptari, pjesë e Komitetit të OKB

“Mbështes Serbinë në Botëror”, Rrahmani sulmon komentatorin (Video)

“Mbështes Serbinë në Botëror”, Rrahmani sulmon komentatorin (Video)







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale
Aktualitet

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale

by mirseda
13:15 | 03/03/2026
0

Në vijim të njoftimit tonë të datës 7.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim

13:08 | 03/03/2026
“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

13:05 | 03/03/2026
Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez

Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez

13:04 | 03/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com