Një i ri i cili kanosi ish-të dashurën para një viti, tashmë është kapur nga blutë e Tiranës. Ka mjaftuar një lidhje e përfunduar, që 28-vjeçari Kleanthi Todri të kërcënonte ish-të dashurën me 2 mijë euro.
Në gusht të vitit të kaluar, 28-vjeçari Kleanthi Todri u kallëzua nga nëna e vajzës së mitur, se e kërcënonte duke i kërkuar 2 mijë euro.
Policia raporton se ai kishte pasur një lidhje të shkurtër, dhe për shkak të prishjes së këtij raporti nga e reja, Todri e kërcënonte me mesazhe duke i kërkuar shumën e parave.
Pas gjykimit në shkallën e parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, Todri u dënua me 7 muaj e tre ditë burg, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai ishte shpallur në kërkim, për t’u ndaluar këtë të mërkurë.