Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Takimi i dy armiqve të përbetuar, nga misteri i buzëqeshjes tek shtrëngimit i duarve

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe diktatori I Koresë së Veriut Kim Jong un,  bënë histori me një shtrëngim dore. Më në fund takimi i shumëpritur i dy kundërshtarëve të mëdhenj që për pak e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor, u realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosa-s, në Singapor, zona që ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen e botës.

Presidenti amerikan ishte ai që zgjati dorën i pari dhe homologu koreano-verior ia shtrëngoi duke buzëqeshur me ngrohtësi. Në Singapor ishte ora 09:03, në Europë 03:03 e natës. Pasi iu drejtuan fotografeve e telekamerave, dy liderët u ulën në një sallon të hotelit luksoz Capella.

I pari foli Trump, “Është një nder i madh të gjendem sot këtu”, deklaroi presidenti amerikan; besoj se kjo nismë ka për të qenë një sukses, do të ndërtojmë mes nesh një marrëdhënie të shkëlqyer.

I pyetur nëse do ta ftojë udhëheqësin koreano-verior në Shtëpinë e Bardhë, ai u përgjigj: Do ta bëj patjetër.

Për Kim Jong un, nuk ishte e lehte të mbërrihej deri këtu; “Ka pasur shumë probleme”, u shpreh ai, “U deshën vite të tëra megjithatë arritëm t’i kapërcenim pengesat e ja ku jemi sot këtu!”

Deklaratat në publik zgjatën vetëm një minutë; Paskësaj dy udhëheqësit mbyllën dyert për një takim kokë me kokë ku të pranishëm ishin edhe përkthyesit.

Këshilltarët e të dyja palëve pritën jashtë, duke shfrytëzuar ndoshta edhe atë moment për të komunikuar e për të kërkuar një përcaktim të përbashkët të fjalës kyçe të momentit: denuklearizim.

Trump dhe Kim firmosën një dokument, i cili pritet t’i përcillet medias gjatë ditës. Kina nxitoi ta përshëndeste samitin e rrallë, duke deklaruar se: “Fakti i thjeshtë që dy liderët arritën të ulen së bashku e të angazhohen në mënyrë të barabartë në bisedime është i rëndësishëm, pozitiv e çel një faqe te re ne histori”.

Sa për çarmatimin nuklear të Koresë së Veriut, çështja kyçe mbi të cilën janë hasur vështirësitë më të mëdha, sipas Trump do të nisë shumë shpejt.

 

Tags: armiqvebuzëqeshjesduarvedymisteripërbetuarshtrëngimittakimi

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Fier-Patos/ Automjeti shpërthen në flakë

Binjakët, shenja më me fat e ditës

Video/Trump i 'mburret' Kim Jong-un, i tregon pasurinë që kishte me vete







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com