Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Samiti i G7-s mbyllet me befasi, Trump merr vendimin e papritur

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Samiti i G7-s mbyllet me befasi, Trump merr vendimin e papritur

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr firmën e tij nga deklarata e përbashkët e lëshuar në fundin e samitit të G7-s, duke akuzuar Kanadanë për pandershmëri. Sipas tij, vendet e tjera po vendosnin tarifa masive ndaj Shteteve të Bashkuara.

Komunikata e përbashkët, e cila bënte thirrje për një sistem tregtie të bazuar në rregulla, u nënshkrua nga të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht tensioneve mbi tarifat amerikane ndaj importeve të çelikut dhe aluminit.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u zotua më tej se do të nxiste ndërmarrjen e tarifave hakmarrëse duke nisur nga 1 korriku. Duke folur në një konferencë për shtyp, ai e përshkroi si ofendues vendimin e Trumpit për të ndërlidhur shqetësimet mbi sigurinë kombëtare si justifikim ndaj tarifave që ka vendosur ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Europian.

“Me keqardhje të madhe, por njëkohësisht me qartësinë absolute e vendosmëri, ne do të ecim përpara duke vendosur masa hakmarrëse nga 1 korriku, – deklaroi Trudeau. – Kanadezët janë të sjellshëm dhe të arsyeshëm, por nuk do të merren aspak nëpërkëmbë”.

Fjalët e tij sigurisht nuk përmbajnë asgjë të pathënë më herët, qoftë në publik, qoftë në bisedat private me Trumpin, shpjegoi më vonë zyra e kryeministrit kanadez.

Ndërkohë, Bashkimi Europian njoftoi se do t’i qëndronte deklaratës së përbashkët, pavarësisht vendimit të Trumpit.

“Ne do t’iu qëndrojmë zotimeve të bëra në deklaratën e G7-s”, tha një burim qeveritar britanik.

Rrugës për në samitin e tij të ardhshëm në Singapor, presidenti amerikan përdori sërish “Twitter”-in për të thënë se kishte udhëzuar zyrtarët amerikanë “të mos miratonin deklaratën e përbashkët, ndërsa po shqyrtojmë tarifat e reja mbi automjetet”.

Sipas tij, lëvizja ishte e detyrueshme duke parë deklaratat false gjatë konferencës për shtyp të Trudeau, si dhe faktin që Kanadaja po ngarkon me tarifa shumë të mëdha fermerët, punonjësit dhe kompanitë amerikane. Trump sulmoi më pas kryeministrin kanadez duke e quajtur “tepër të pandershëm dhe të dobët”.

Trump e kishte nënshkruar më herët deklaratën e përbashkët të rakorduar mes 7 vendeve më të industrializuara të botës, pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi tregtinë.

Samiti i G7-s, i zhvilluar në La Malbaie të provincës së Quebecut, diskutoi edhe çështje të tjera si marrëdhëniet me Rusinë. Në deklaratën e përbashkët, grupi i përbërë nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Italia, Japonia dhe Gjermania ranë dakord për nevojën e “një tregtie të lirë, të drejtë dhe me përfitime të ndërsjella”, si dhe për rëndësinë që ka lufta e proteksionizmit.

Tags: befasiG7-smbylletmerrpapritursamitiTrumpVendimin

TË LIDHURA

Akuzohet për fshehje dënimi në Greqi/ Prokuroria dërgon shkresë në KLGJ për gjyqtaren Irena Gjoka
Aktualitet

Akuzohet për fshehje dënimi në Greqi/ Prokuroria dërgon shkresë në KLGJ për gjyqtaren Irena Gjoka

18:17 | 21/01/2026
Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

16:58 | 21/01/2026
Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët
Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

16:46 | 21/01/2026
Next Post
Habit Trump: Kim ka vetëm një shans me këtë takim

Habit Trump: Kim ka vetëm një shans me këtë takim

E pëson keq familja shqiptare, era e rëndë në makinë e fundos

E pëson keq familja shqiptare, era e rëndë në makinë e fundos

Shqiptari dorëzohet përballë Fury, largohet me ‘bisht ndër shalë’

Shqiptari dorëzohet përballë Fury, largohet me 'bisht ndër shalë'







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Korça me prefekte të re / Ja kush e zëvendëson Nertil Jolën
Politikë

Korça me prefekte të re / Ja kush e zëvendëson Nertil Jolën

by mirseda
18:21 | 21/01/2026
0

Qeveria ditën e sotme qeveria vendosi lirimin e Nertil Joles nga detyra e prefektit të Korçës. Jole...

Akuzohet për fshehje dënimi në Greqi/ Prokuroria dërgon shkresë në KLGJ për gjyqtaren Irena Gjoka

Akuzohet për fshehje dënimi në Greqi/ Prokuroria dërgon shkresë në KLGJ për gjyqtaren Irena Gjoka

18:17 | 21/01/2026
Shqipëria në Bordin e Paqes: PS kërkon seancë të përshpejtuar për projektligjin

Shqipëria në Bordin e Paqes: PS kërkon seancë të përshpejtuar për projektligjin

18:00 | 21/01/2026
Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

17:54 | 21/01/2026
A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

17:12 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com