Pak ditë më parë një intervistë e Yaya Toure tronditi imazhin e një ndër trajnerëve më të suksesshëm të momentit, Pep Guardiolas. Ai e akuzonte atë se ishte racist ndaj afrikanëve dhe këtë e ka treguar në disa raste. Por Toure nuk ishte as i pari dhe i fundit, pasi më parë akuza mbi Guardiolan kanë ardhur edhe nga Ibrahimoviç dhe deri diku nga Aguero.Ndërsa tani ndaj trajnerit katalan ka shpërthyer edhe një ish-lojtarë tjetër, Mario Gotze. I cili në dokumentarin e “Të jesh Mario Gotze” ka shpjeguar vështirësitë që ka hequr nën drejtimin e Guardiolas, i cili nuk ishte aspak human me futbollistët.
Trajneri më i mirë i karrierës? Për Gotzen është Klopp, patjetër. “Kur lashë Bayernin, mendova seriozisht të shkoja te Liverpooli. E dija që Klopp më donte dhe do të isha i lumtur të luaja sërish për të. Ka qenë për mua si një babi dytë, përveçse një trajner. Shpresoj ta realizoj herët a vonë këtë ëndërr’, – ka thënë Gotze, por vështirë që Borussia ta lërë të lirë.Lojtari gjerman e vlerëson Guardiolën si trajner, por ka rezerva për anën humane të tij. “Një trajner i përgatitur si pakkush. Nuk kam parë kurrë një trajner aq të fiksuar pas taktikës. Jam rritur në anën profesionale, por nuk arrita kurrë të kem eupati për të.
Guardiola mendon vetëm atë çfarë ndodh në kuadratin e fushës, lë gjithçka tjetër mënjanë, edhe anën humane. Nuk sheh përtej vetes. Lojtarët janë edhe njerëz dhe merren në konsideratë edhe jashtë fushës. Pranova Bayernin, sepse ishte ai, por me Klopp ishte ndryshe, shumë më ndryshe. Ishte si një baba”. Tjetër shuplakë për Guardiolën, që nuk po kuptohet cili është ai i vërteti…