Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Banka e Shqipërisë ‘ia mbledh’ lekut, s’ka më mbivlerësim

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Banka e Shqipërisë ‘ia mbledh’ lekut, s’ka më mbivlerësim

Në Shqipëri, Banka Qendrore, njoftoi sot vendimin për të ndërhyrë për të frenuar mbiçmimin e monedhës vendase, Lek, e cila është forcuar ndjeshëm kundrejt Euro-s, duke fituar 3.5 pikë vetëm që nga fillimi i muajit maj, kur 1 Euro këmbehej me 127.92 Lekë. Këshilli Mbikqyrës i Bankës, vlerësoi sot se “ky mbiçmim – i cili u identifikua si një faktor rreziku në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës në muajin maj – ka forcuar presionet në kahun rënës të inflacionit”, deklaroi guvernatori Gent Sejko. Në tremujorin e parë të këtij viti, norma mesatare e inflacionit ishte 1.9 përqind, ndërkohë që objektivi i Bankës së Shqipërisë është 3 përqind.

Për këtë arsye, Këshilli mbikqyrës, vendosi sot të ulë normën bazë të interesit, me 0,25 pikë përqindje, duke e zbritur atë në një tjetër kuotë minimum historik prek 1 përqind. “Rritja e stimulit monetar pritet të shoqërohet me reduktim të mëtejshëm të normave të interesit të kredisë dhe me rritje të qarkullimit të mjeteve monetare në lekë. Në këtë mënyrë, ai pritet t’i japë një impuls shtesë kërkesës agregate, si nëpërmjet uljes së kostos së financimit të konsumit dhe të investimeve edhe nëpërmjet riekuilibrimit të kërkesës dhe ofertës për valutë në tregun financiar”, shpjegoi guvernatori Sejko. Prej vitit 2011, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë 16 herë me ulje të normës bazë të interesit, për të stimuluar ekonominë. Dy ndërhyrjet e fundit kanë qenë në prill dhe maj të vitit 2016.

Por hapësirat përmes reduktimit të normës bazë të interesit janë të kufizuara, dhe efektet e tij nuk janë të menjëhershme por të shtrira në kohë. Ndërsa për një efekt më të shpejtë për të frenuar mbiçmimin e Lekut, Banka njoftoi gjithashtu ndërmarrjen e operacioneve të blerjeve të valutës në tregun e brendshëm. “Operacionet e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili do të dëmtonte përmbushjen e objektivit tonë për stabilitetin e çmimeve. Në këtë mënyrë, operacionet do t’i shërbejnë plotësimit dhe përforcimit të stimulit monetar, të transmetuar nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë tregun për të gjetur çmimin e drejtë të këmbimit të lekut kundrejt valutave, në linjë me raportet e qëndrueshme dhe afatgjata të kërkesës dhe ofertës për të”, shpjegoi guvernatori Sejko, duke shtuar se “operacionet e blerjes së valutës do të ruajnë kohëzgjatjen e nevojshme dhe të mjaftueshme për përmbushjen e objektivave tanë”.

Banka deri më tani e kishte motivuar tendencën e forcimit të monedhës vendase, me përmirësimet strukturore të ekonomisë, ndërkohë që mjaft ekspertë e kishin lidhur atë me hyrjen e flukseve në euro nga aktivitetet e paligjshme e kryesisht me atë të marijuanës, pas një përhapje masive që njohu kultivimi i saj në vitin 2016. Sot guvernatori Sejko shpjegoi se mbiçmimi “duket se pasqyron krijimin e pritjeve të njëanshme – në kahun forcues të kursit të këmbimit – nga operatorët e tregut valutor. Këto pritje – shpjegoi ai – janë shkaktuar nga informacioni për rritje të ofertës valutore, kryesisht në përgjigje të konvertimit të pritur të kapitalit nga disa banka të sistemit, të disbursimit të një kredie në valutë në favor të një kompanie publike, si dhe të pritjeve për një sezon të mirë turistik. Si rrjedhojë, pritjet kanë sjellë njëkohësisht rritje të ofertës dhe reduktim të kërkesës për valutë”.

Pavarësisht se sipas Bankës Qendrore, bëhet fjalë për një fenomen të përkohshëm “në mungesë të ndryshimit të faktorëve fondamentalë, pritjet e njëanshme afatshkurtra mbi kahun forcues të kursit të këmbimit rrezikojnë të shndërrohen në pritje të qëndrueshme dhe afatgjata. Konsolidimi i këtyre pritjeve dhe krijimi i dimensionit vetë-përmbushës të tyre, mund të krijojnë një rreth vicioz me ndikim të dëmshëm në inflacion dhe në treguesit e tjerë ekonomikë”, theksoi guvernatori Sejko duke motivuar vendimin e marrë sot nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës.

Tags: Banka e Shqipërisëia mbledhlekutmbivlerësimS`ka

TË LIDHURA

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin
Aktualitet

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

12:23 | 19/07/2025
“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Next Post
Diferencat janë të mëdha, por Seferi premton fitore me nokaut (Video)

Diferencat janë të mëdha, por Seferi premton fitore me nokaut (Video)

Çadra mbi dron që ju ndjek në çdo hap

Çadra mbi dron që ju ndjek në çdo hap

Platini: Do të hidhem në sulm, nuk më plas për FIFA-n dhe UEFA-n

Platini: Do të hidhem në sulm, nuk më plas për FIFA-n dhe UEFA-n

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin
Aktualitet

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

by mirseda
12:23 | 19/07/2025
0

Zbulohet një punishte në të cilën një 30-vjeçar prodhonte silenciator për armë të ndryshme dhe më pas...

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com