Menjëherë sapo përfundoi koncertin në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja me famë botërore Rita Ora u nis drejt shteti fqinj, Itali. Shqiptarja dha në Verona një tjetër koncert.
E nëse në vendin tonë u kritikua shumë për veshjen e saj të cilën e cilësuan si të ekzagjeruar, në Itali u shfaq me një pamje totalisht ndryshe.
Në Verona ajo u shfaq me kostum e me këmishë, tërësisht meritë e “Dolce Gabbana”.
“Faleminderit për këtë kostum të mrekullueshëm” ka shkruar Rita bashkëngjitur me fotot e publikuara në “Instagram”. Mesa duket ajo është ndjerë mjaft rehat me atë veshje.