Disa persona ende të paidentifikuar, i kanë vënë zjarrin gjatë natës Kishës Katolike të “Shën Dominikut” në zonën e Kënetës në Durrës.
Nga flakët e zjarrit janë djegur dyert e jashtme, dhe disa objekte në hyrje të kishës.
Sapo janë njoftuar për zjarrin, menjëherë në lëvizje janë vënë policia e forcat zjarrfikëse, të cilat kanë neutralizuar flakët.
Lidhur me këtë rast, policia ka nisur nga hetimet e para.