Nuk ka më dyshime, trajneri brazilian Ze Maria do të jetë një pankinën e Tiranës deri në vitin 2020. Pas disa javësh polemika në media ka ardhur edhe reagimi zyrtarë në faqen e “facebook” të klubit Tirana se është arritur akordi edhe për dy vite të tjera. Drejtuesit bardheblu do të vazhdojnë ti besojnë projektin brazilianit, i cili në vitin e parë tregoi se është një strateg mjaft i mirë. Ky rinovim shihet edhe si goditja më e mirë e klubit pas rikthimit në Superiore, pasi gjithë ekipi do të ndërtohet mbi idetë e brazilianit.
Së bashku me teknikun 44-vjeçar kanë rinovuar edhe ndihmësi, Marco Aurelio, dhe përgatitësi atletik, Rafael Costa. Ashtu si vetë klubi deklaron, projekti “Superiore” për 24 herë kampionët nis pikërisht nga “timonieri” Ze Maria. Braziliani erdhi në momentin më të keq në historinë e klubit, por puna e jashtëzakonshme e tij bëri që të mos binte morali dhe të për një vit të riktheheshin në elitë. Detajet e marrëveshjes së re nuk janë bërë të njohura, por besohet se presidenca i ka rritur pagën aktuale, që është 5200 euro në muaj.
Tashmë do të nisë puna për përforcimin e grupit aktual, ku do të synohen elementë cilësorë si nga tregu shqiptar, po ashtu edhe nga ai jashtë vendit, Objektivi i bardhebluve është minimumi një vend në Europa League dhe për t’a konkretizuar Halili u ka besuar sërish njohurive të Ze Marias.