Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zidane shokon botën e futbollit, largohet nga Real Madrid: S’do drejtoj asnjë skuadër!

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Zidane shokon botën e futbollit, largohet nga Real Madrid: S’do drejtoj asnjë skuadër!

Zinedine Zidane cili fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampioneve me madrilenët i ka dhënë fund drejtimit të kësaj skuadre.

Në një konferencë krejt surprizë për median spanjolle dhe botën e futbollit, Zidane befasoi të gjithë me deklaratën e tij. Ndërsa theksoi se në sezonin që vjen nuk do të drejtojë asnjë skuadër edhe pse për të përflitet stoli i Francës. 

Trishtimi për ikjen e Zidane dukej edhe në fytyrën e vetë presidentit të madrilenëve Florentino Perez. Ky i fundit preferoi të heshtë, duke ia lënë gjithë konferencën legjendës franceze, kur u pyet nga gazetarët se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid.   

Ky largim i papritur i Zidane tregon në një farë mënyre se ai fitoi gjithçka me këtë skuadër që nga eksperienca e tij e jashtëzakonshme si lojtari i këtij klubi por edhe si trajner.

ZINEDINE ZIDANE: “Siç tha presidenti, mora vendimin për të mos vazhdar së qeni trajner i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm. Besoj se është momenti i duhur për mua, për klubin, për skuadrën. Është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time, një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë. Ky ekip duhet të vazhdojë të fitojë, por ka nevojë për një ndryshim, pas tre vitesh ku kemi fituar gjithçka së bashku. Duhet një ndryshim kursi, një metodologji e re, një mënyrë e re pune. E dua shumë këtë klub, këtë president që më ka dhënë mundësinë të luaj e të punoj në Madrid, por kam marrë vendimin që të mos vazhdoj për sezonin e ardhshëm”.

“Lojtarët më kanë mbështetur në çdo moment, edhe në ditë të këqija, ashtu si tifozët, për të cilët kam një dashuri të veçantë. Tifozeria e Realit është shumë ekzigjente, por gjithashtu di të të japë mbështetje në momente të vështira. Ky është një klub ku kërkohet gjithnjë maksimumi dhe unë e kam dhënë, falënderoj gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua, sepse edhe ata kanë dhënë gjithçka”.

“Përgëzoj dhe falënderoj lojtarët, sepse në fund të fundit janë ata që zbresin në fushë. Ata kanë fituar gjithçka dhe nuk janë ngopur asnjëherë. Për mua ka ardhur momenti të marr drejtim tjetër, pasi kam arritur gjithçka të mundshme në Madrid. Ka momente kur dëshiron të vazhdosh, por ka edhe momente të vështira, ku mendon gjithçka, edhe largimin. Kam folur me kapitenët, i kam njoftuar lojtarët me sms për vendimin tim”.

“Pas 3 vitesh këtu, është momenti për t’u larguar, është vendimi im. Gjërat janë më të thjeshta nga sa mund të mendohet, ka momente kur duhet të ecësh në maksimum dhe momente kur duhet të ndalesh. Nëse nuk e shoh që mund të vazhdojmë të fitojmë… Nëse nuk i shoh gjërat qartë si dua… Vjen një moment kur duhet të ndryshosh, për të mos vazhduar e të bësh budallallëqe”.

“Kujtimi im më i mirë është kur presidenti më mori në Madrid, që të luaja në këtë klub madhështor. Kam përjetuar atë që shumë futbollistë e kanë ëndërr. Si trajner kam fituar Champions, por kujtimi më i bukur ka qenë të fitoja kampionatin. Ishte maksimumi. Kujtimi më i keq? Kthimi në Kupën e Mbretit kundër Leganesit këtë sezon. Nuk po e them fjalën, por mbeta si m…”.

FLORENTINO PEREZ:  Vendim i papritur, një ditë e trishtueshme për mua, për lojtarët, për njerëzit që punojnë në klub dhe për tifozët. Zidane ka qenë madhështor si lojtar, është madhështor si trajner, por duhet të respektojmë vendimet e tij, për atë që i ka dhënë Realit. Dashuria dhe mbështetja jonë do të mbeten të patundura për të. Trajneri ka nevojë për pushim, e kuptojmë, ka punuar shumë dhe ka fituar shumë, por lodhja dhe presioni ndihen”.

Në vetëm tre vite si trajner i madrilenëve, Zidane kapi majën  e Evropës duke arritur që të fitojë 3 herë radhazi Ligën e Kampioneve. Nëse përfshijmë edhe sukseset në Premiera Division ai ka vendosur një rekord duke ngritur një trofe çdo 100 ditë.

Shifrat:  

Kampion Spanje në sezonin 2016-17

Superkupë Spanje në vitin 2017

Superkupa e Evropës dhe Botërori i klubeve në vitet 2016 e 2017

Kampion Evrope në sezonet 2015-16, 2016-17, 2017-18.

TIRANA TODAY

Tags: “shokon”asnjëbotëndrejtojfutbollitlargohetreal madridskuadërzidane

TË LIDHURA

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi
Aktualitet

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt
Sport

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Next Post
Në mbrojtje të Malit të Zi, avionët e NATO patrulla ajrore

Në mbrojtje të Malit të Zi, avionët e NATO patrulla ajrore

Video/Policia bën bilancin, nxjerr vetëm emrin e një personi

Video/Policia bën bilancin, nxjerr vetëm emrin e një personi

Daçiç i përvishet Ramës: Po luan pistë, harroje “Shqipërinë e Madhe”

Daçiç i përvishet Ramës: Po luan pistë, harroje "Shqipërinë e Madhe"

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës
Showbizz

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

by mirseda
22:52 | 24/06/2025
0

Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku...

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com