Ndërron jetë 12-vjeçare që u vetë helmua me fotoksinë një ditë më parë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës. Mësohet se vajza u dërgua në spital nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pak orë pasi u dërgua në spital pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët ajo nuk ka arritur që të mbijetojë duke u ndarë nga jeta.
Tashmë është hapur një hetim nga prokuroria mbi këtë çështje. Lënda që dyshohet si fotoksinë është dërguar për ekzaminim, ndërsa organi i akuzës po heton se si ka arritur që ta sigurojë 12-vjeçarja fotoksinën dhe se kush janë përgjegjësit për këtë ngjarje të rëndë.