24 Maj 1941- Lind këngëtari amerikan, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi, Bob Dylan
Bob Dylan, emri origjinal i të cilit është Robert Allen Zimmerman lindi në një familje me origjinë hebreje në Minesota të SHBA-së. I rritur që fëmije me muzikën e Hank Williams, Little Richard , Elvis Presley dhe Johnny Ray, Dylan nisi bleu kitarën e tij të parë në vitin 1955, kur ishte një nxënës në gjimnaz, dhe luajti për një seri grupesh të rrymës rock & roll.
Në vitin 1959, pak para se të regjistrohej në Universitetin e Minesotës nisi të interpretonte muzikën kauntri në një bar të vogël, duke adoptuar emrin Dylan (sipas poetit të njohur nga Uellsi, Dylan Thomas).
Më 1961, zhvendoset në Nju Jork, ku në fillim u mbështet financiarisht tek bujaria e bamirësve të ndryshëm, të cilët të magjepsur nga shfaqjet e tij, i siguronin ushqim dhe strehim. Një nga shfaqjet e Dylan në shtatorin e atij viti, “gjahtari” i talenteve John Hammond e kontaktoi, dhe e bindi të nënshkruajë një konkratë me “Columbia Records’.
Albumi i tij i parë “Eponymous”, doli në marsin e vitit 1962, me komente të përziera. Zëri i tij me një ngjyrim kaubojsi, la në mëdyshje shumë kritikë. Në prillin e vitit 1963, mbajti koncertin e tij të parë të madh në Nju Jork. Dylan u perceptua si këngëtar i këngëve të protestës, një artist i angazhuar politikisht, dhe me një axhendë të qartë.
Në albumin e tij të ardhshëm në vitin1965, u futën në përdorim instrumente elektrike – një shkelje e hapur e traditës- gjqë që u prit më vërshëllima nga publiku i pranishëm. E veçanta e tij ishte se të gjitha tekstet e albumeve të tij i shkruante vetë, kur më e spikatura është hiti “Blowing in the wind”.
Në fund të viteve 1990 Dylan, që u quajt poeti më i madh i gjysmës së dytë të shekullit XX nga Allen Ginsberg, këndoi para Papës në Vatikan. Duke marrë pjesë në ceremoninë e tërheqjes së çmimit Princi i Asturias për Artet në Spanjë në vitin 2007, juria e quajti Dylan një “mit të gjallë në historinë e muzikës popullore, dhe një fanar për një brez që ëndërronte të ndryshonte botën’.
Në vitin 2016, Bob Dylan fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, siç u tha nga Akademia Suedeze e dhënies së çmimit, “duke krijuar shprehje të reja poetike në traditën e madhe të këngëve amerikane”, një çmim që megjithatë shkaktoi debate të mëdha.
24 Maj 1994 – Dënohen atentatorët e Kullave Binjake
Tre personat e shpallur përgjëgjës për shpërthimin në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork në vitin 1993, dënohen secili me nga 240 vjet burg. Sulmi terrorist ndodhi në Nju Jork më 26 shkurt 1993, kur një bombë e madhe e vendosur në një kamion shpërtheu në një garazh nën nivelin e bodrumit, në kompleksin e Qendrës Botërore të Tregtisë.
Gjashtë vetë gjetën vdekjen, dhe më shumë se 1.000 të tjerë u plagosën, në atë që ishte në atë kohë akti më vdekjeprurës i terrorizmit i kryer në SHBA-së. Pas një hetimi intensiv u zbuluan autorët e këtij akti, që ishin Ahmad Ajaj, Ramzi Yousef dhe Mohammed Salameh nga vendet arabe.
24 Maj 1543 – Vdes astronomi i famshëm polak Nikolla Koperniku
Babai i astronomisë moderne, ishte shkencëtari i parë europian modern që pretendoi se Toka dhe planetet e tjerë të rrotulloheshin rreth diellit. Para publikimit të veprës së tij astronomike, “Gjashtë libra, lidhur me revolucionet e orbitës qiellore”, astronomët evropianë argumentonin se Toka ishte në qendër të universit, pikëpamje kjo e mbështetur edhe nga filozofët më të lashtë, si dhe shkrimtarët biblikë.
Përveçse llogariti me saktësi lëvizjet orbitale të tokës dhe planeteve të tjerë përreth, Koperniku argumentoi se Toka rrotullohej çdo ditë rreth boshti të saj, dhe se ndryshimet graduale të këtij aksi, përbënin edhe ndryshimin e stinëve.
Ai vdiq pikërisht në vitin kur u botua edhe vepra e tij kryesore, duke e shpëtuar atë nga zemërimi i disa udhëheqësve fetarë, të cilët më vonë e dënuan si herezi pikëpamjen heliocentrike mbi Universin. Nga fundi i shekullit XVIII, pikëpamja kopernikane e sistemit diellor, u pranua pothuajse nga të gjithë.
24 Maj 1607 – 100 kolonët anglezë zbarkojnë në Jamestown, kolonia e parë angleze në Amerikë.
24 Maj 1689 – Parlamenti anglez miraton Aktin e Tolerancës, që mbron protestantët por dëbon katolikët romakë.
24 Maj 1798 – Fillon Rebelimi Irlandez i vitit 1798, i udhëhequr nga “Irlandezët e Bashkuar” kundër sundimit britanik.
24 Maj 1813 – Udhëheqësi i pavarësisë së Amerikës së Jugut, Simon Bolívar hyn në Merida, duke udhëhequr pushtimin e Venezuelës, dhe u shpallur El Libertador (Çliruesi).
24 Maj 1900 – Lufta e Dytë Boere:Britania e Madhe anekson shtetin e lirë Oranzh.
24 Maj 1940 – Igor Sikorski, kryen fluturimin e parë të suksesshëm me helikopter.
24 Maj 1940 – Duke vepruar sipas urdhrave të dikatorit sovjetik Josif Stalin, agjenti i NKVD Josif Griguleviç organizon një përpjekje të pasuksesshme për vrasjen e revolucionin rust ë mërguar, Leon Trocki në Kojoakan të Meksikës.
24 Maj 1956 – Në Lugano të Zvicrës, mbahet festivali i parë i këngës në Eurovizion.
24 Maj 1999 – Nis nga puna Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë. Holanda padit Sllobodan Milosheviçin dhe 4 të tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
24 Maj 2000 – Trupat izraelite tërhiqen nga Libani jugor, pas 22 vitesh pushtimi.
24 Maj 2014 – Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ndodh në Detin Egje midis Greqisë dhe Turqisë, duke shkaktuan plagosjen e 324 njerëzve.
24 Maj 2014 – Të paktën 3 persona gjejnë vdekjen, gjatë një sulmi me armë në Muzeun Hebre në Bruksel të Belgjikës.