Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Të rinjtë frymëzohen nga muzeu i Hollit të Famës për Shpikësit

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Të rinjtë frymëzohen nga muzeu i Hollit të Famës për Shpikësit

Thomas Edisoni, Henry Ford dhe themeluesi i kompanisë “Apple”, Steve Jobs, janë në mesin e disa prej shpikësve më të njohur amerikanë. Por ka edhe të tjerë, më pak të njohur, të cilët me produktet e tyre novatore kanë patur ndikim të madh në botë. Më shumë se 12 prej tyre u nderuan kohët e fundit për kontributet e tyre të veçanta në një ceremoni që u zhvillua në Muzeun Kombëtar të Hollit të Famës për Shpikësit, në Aleksandria të Virxhinias.

Me prerjen e shiritit u hap ceremonia e organizuar në Muzeun Kombëtar të Hollit Famës për Shpikësit për të nderuar 15 ndër shpikësit më të mëdhenj të kohës sonë:

“Çdo vit në Hollin e Famës për Shpikësit shtohen emrat e njerëzve që kanë bërë disa nga zbulimet më të shkëlqyera…”– thotë Paul Rosenthal, i Zyrës Amerikane të Patentave.

Paul Rosenthal punon për Zyrën Amerikane të Patentave, që mbron arritjet e shpikësve:

“Nga mjekësia, te kimia, apo novacionet mekanike që përdoren në disa lloje avionësh dhe automobilësh… Është e jashtëzakonshme se sa të shumëllojshme janë idetë që dalin nga këta njerëz,” – thotë ai.

Në mesin e tyre është Stan Honey — i njohur për krijimin e sistemeve të grafikëve që u mundësojnë teleshikuesve në mbarë botën të shohin momente të rëndësishme gjatë transmetimit drejtpërdrejt të ngjarjeve sportive… si për shembull garat me anije me vela… garat me makina… dhe ndeshjet e futbollit amerikan.

“Ne përdorim shiritat e verdha në ekran, duke tërhequr vëmendjen tek një element i rëndësishëm i ndeshjes që përndryshe do të ishte vështirë të dallohej,”- thotë shpikësi Stan Honey.

Ndërsa Sumita Mitra — nderohet për përdorimin e nanopjesëzave që përdoren për forcimin e mbushjeve të dhëmbëve, që njëkohësisht ndihmojnë që dhëmbët të duken më të natyrshëm.

“Çdo vit bëhen rreth 600 milionë ndreqje dhëmbësh, ku përdoret teknologjia e shpikur prej saj.”– thotë Rini Paiva, e komitetit të Hollit të Famës.

Rini Paiva ((REE-nee PIE-vah)) drejton komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve në Hollin Kombëtar të Famës për Shpikësit:

“Ka konkurrencë të forte në procesin tonë të përzgjedhjes, sepse ka shumë shpikës të jashtëzakonshëm dhe ne duhet të zgjedhim ata që kanë patur ndikimin më të madh për shoqërinë njerëzore,”– thotë ajo.

Muzeu Kombëtar i Hollit Famës për Shpikësit u krijua në vitin 1973. Ai realizon ekspozita interaktive mbi personat e përfshirë në hollin e famës dhe shpikjet e tyre.

Muzeu ka një model të llambës së Edisonit…si dhe një prej kamerave portative të shpikësit George Eastman… dhe modele të makinave Ford Mustang të prodhuara nga viti 1965 deri në 2015 — të ndara në mes, për të treguar se si ka ndryshuar makina-ikonë në 50 vjet.

Vizitorët këtu mund të mësojnë gjithashtu për markat e ndryshme… si të dallojnë ato të vërtetat nga të rremet…dhe të krahasojnë gërmat, ngjyrat…madje edhe tinguj… me firmat përkatëse, shkruan voa.

Përveç nderimit të mendjeve më novatore dje dhe sot, Paiva shpreson se muzeu do të frymëzojë një brez të ri shpikësish:

“Muzeu u tregon njerëzve se ç’mund të bëjmë me programet tona arsimore, për t’i nxitur të rinjtë të ndjekin studime në shkencat ekzakte dhe të aplikuara dhe për t’u njohur me të drejtën e pronës intelektuale”- thotë ajo.

Shpikësit e nderuar këtë vit i bashkohen një armate me 550 shkencëtarë e shpikës të Hollit të Famës, që vazhdon të frymëzojë përmes shpirtit krijues dhe origjinalitetit të tyre një brez të ri që do të na sjellë novacionet e së ardhmes.

Tags: famësfrymëzohenHollitmuzeuShpikësittë rinjtë

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Ditën arbitër, natën pastron qytetin; Njihuni me arbitrin e Botërorit

Ditën arbitër, natën pastron qytetin; Njihuni me arbitrin e Botërorit

Modelja Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të dytë

Modelja Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të dytë

Shtypi nga bota, 24 maj 2018

Shtypi nga bota, 24 maj 2018







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump zbulon telefonatën me Putinin: Folëm për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
Bota

Trump zbulon telefonatën me Putinin: Folëm për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

by mirseda
08:31 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me presidentin rus...

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

22:58 | 09/03/2026
Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com