Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Zbuloni skenarin tronditës të Vuçiç dhe Thaçit për Kosovën

7 vjet ago
in Të Gjitha
Zbuloni skenarin tronditës të Vuçiç dhe Thaçit për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, së fundi kanë shpeshtuar deklaratat e tyre për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Të dy presidentët kanë deklaruar se nga kjo marrëveshje nuk do të fitojnë asnjëra palë, duke paralajmëruar se kjo marrëveshje do të jetë e dhimbshme për të dy shtetet.

E gjatë ditës së djeshme, presidenti Thaçi, gjatë pjesëmarrjes në forumin “To be Secure”, ka premtuar një kompromis për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Bashkimi Evropian kërkon nga të gjithë ne që t’i mbyllim të gjitha çështjet e hapura dhe mendoj se marrëveshja për normalizim është kruciale edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, por edhe për rajonin. Për Kosovën, dialogu nuk ka alternativë, do të punojmë për kompromis dhe do të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që për Kosovën nënkupton anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe njohje reciproke (midis Kosovës dhe Serbisë)”, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Por, çfarë mund të përmbajë kjo marrëveshje dhe sa mund të jetë e dëmshme për Kosovën? Për këtë, për gazetën “Bota sot”, ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi.Image
“Finalja e dështimit dhe e tradhtisë kombëtare. Çdo gjë që është bërë që nga viti 2011 ka lëvizur Kosovën në drejtim të realizimit të planit serb për të rivendosur sovranitetin e dyfishtë mbi Kosovën. Mbajtja e veriut të ndarë, integrimi i policisë serbe të komanduar nga serbët, Lista Sprska, kontrolli mbi resurset, operatori tretë i telekomunikimit, krijimi i kompanisë energjetike, mospranimi i ndryshimeve kushtetuese për krijimin e ushtrisë, dualiteti i qeverisjes komunale me simbolet dhe zbatimin e ligjeve dhe kurrikules serbe, vendosja e përmendorëve të heronjve ve serb në hapësirat publike, emërtimi i rrugëve me emra të personaliteteve të njohura serbe që kanë udhëhequr koncepte dhe veprime shfarosëse ndaj shqiptarëve, mospranimi i targave RKS, mospranimi i pasaportave, lobimi kundër njohjeve dhe lobimi i vazhdueshëm për tërheqje të njohjeve, janë vetëm pjesa e dukshme që Serbia ka zbatuar gjatë kohës që e ka blerë duke inskenuar një dialog të pa rezultat dhe pa vullnet politik”, shprehet Abazi.

Sipas tij, të gjitha këto veprime kanë nxjerrë në pah dështimet e politikës së Kosovës.

“Të gjitha këto veprime dhe ndryshimet gjeopolitike kanë vënë në pah dështimet e rënda të politikes kosovare kundrejt qëllimit final të konsolidimit të shtetësisë dhe përfundimit të shtet ndërtimit. Faza finale e një loje ku Serbia nuk ka lëvizur nga pozicioni saj por përkundrazi ka luajtur në gjysmëfushën e Kosovës gjatë gjithë kohës dhe referi asnjëherë nuk ka insistuar në lojë të barabartë, ka sjellur në një finale rezultati i së cilës është i ditur nëse nuk bëhet ndërrimi i lojtarëve në anën e Kosovës dhe nëse SHBA nuk përfshihen në referimin e procesit.  Serbia nuk e ka hequr asnjëherë Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj dhe kjo nuk ka qenë aspak e rastësishme. Në ndërkohë ka zbrazur luginën e Preshevës duke e bërë çdo herë e më të vështirë jetën e shqiptarëve atje dhe duke e minimizuar çfarëdo mundësie të zgjerimit të negociatave”, deklaron ai.

Model i dy gjermanive

Sipas Abazit, Kosovën po e pret një skenar model si i dy gjermanive, ku sipas tij në Ballkan po fillon epoka e luftës së ftohtë.

“Marrëveshja e fshehur që në mënyrë inkremetale po bëhet publike parasheh “zgjidhjen” e Kosovës duke e bërë Serbinë plotësisht hisedare në Kosovë, ndërsa Kosovën një territor me sovranitet të dyfishtë që i afrohet modelit të dy gjermanive. D.m.th. në Ballkan po fillon epoka e luftës së ftohtë duke pritur që në ndryshimet e mëtutjeshme të gjeopolitikës, acarimit të mëtutjeshëm të përplasjeve të botës perëndimore me boten myslimane të ndryshohet edhe interesat dhe kosntelacioni i forcave në Ballkan”. 

“Ky rideminsionim i konfliktit ku Serbia në mënyrë progresive lëviz drejt BE-së siç edhe e kemi parë nga strategjia e BE-së, ndërsa Kosova stagnon në vendnumërim dhe i shtohen kushtet për kompromise e ndërkohë bëhet edhe mjet kusuritje ndërmjet Rusisë Perëndimit dhe Turqisë”, thekson Abazi.

Më tej, Abazi sqaron skenarin që sipas tij, po përgatitet për Kosovën.

“Këtë skenar e kemi parë disa herë në periudha të ndryshme të historisë dhe me dështimet e këtij quazi lidershipi nuk ka arsye të mos kemi skepticizem se po përgatitet që nga skenari i dy gjermanive një ditë të lëvizët në skenarin e Irlandës Veriore kur Serbia të jetë plotësisht pjesë BE-së, ndërsa Shqipëria t’i ketë duart e lidhura nga kushtëzimet për bashkëpunim rajonal si parakusht për ndihmat”, thotë ai.

“Strategjia pas këtyre skenarëve është plotësisht e qartë dhe është e tabluar si pasojë e lidershipit analfabet, e të korruptuar dhe kriminal që ka pranuar dhe po vazhdon të pranojë koncesione për ta blerë lirinë personale të tyre. Ky lidership duhet ndalur dhe duhet larguar që të shpëtohet ajo që është e mundur dhe të kthehet kursi i shtet ndërtimit duke injoruar plotësisht interesat e Serbisë në Kosovë dhe duke parandaluar që Kosova të jetë tregu i falur ekonomik i Serbisë dhe i lojërave dhe qëllimeve që dikur tentoi t’i bënte me luftë e tani po i bën nëpërmjet përkrahjes së Rusisë dhe duke shfrytëzuar këta politikanë mediokër të Kosovës”, ka përfunduar analisti Haki Abazi, për gazetën “Bota sot”.

Një skenar, model i të gjermanive e ka paralajmëruar edhe Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme në Beograd, Aleksandra Joksimoviq, e cila ka thënë se tashmë është e qartë se po i afrohemi fazës përfundimtare të procesit të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës  dhe beson se zgjidhja do të jetë diku sipas modelit të “Dy gjermanive”.ImageParalajmërimi i Bilall Sherifit

Ndërsa, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka paralajmëruar se Thaçi do t’i bëjë lëshime Serbisë.

“Hashim Thaçi në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë të mbajtur në Mal te Zi deklaroi se: “Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë”!!! Pohimi në një forum të tillë se “Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën” është pranim publik nga ana e Hashim Thaçit se është duke përgatitur koncensione të dëmshme në favor të Serbise sepse edhe vet e pohon se “do të jenë të vështira për Kosovën”. Pas pranimit publik se në bisedimet përfundimtare është i gatshëm të nënshkruaj vendime “që do të jenë të vështira për Kosovën” e ndjej për obligim të deklaroj se unë shoh një rrezik për ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar në faqen e tij në facebook gjatë ditës së djeshme, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Tags: KosovënskenarinThacittronditësVucicZbuloni

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shqiptari me fat, si fqinja i hapi dyert e jetës

Shqiptari me fat, si fqinja i hapi dyert e jetës

Zgjodhi Zvicrën, Albian Ajeti nxjerr blof Panuccin dhe FSHF-në

Zgjodhi Zvicrën, Albian Ajeti nxjerr blof Panuccin dhe FSHF-në

“Luçiferi” përcëllon Karachin, vdesin 65 njerëz dhe miliona në rrezik

“Luçiferi” përcëllon Karachin, vdesin 65 njerëz dhe miliona në rrezik

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren
Sport

“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren

by mirseda
17:42 | 23/05/2025
0

Rikthimi në elitë u festa gjatë në Vlorë, por jo vetëm, rikthimi i një klubi legjendë si...

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

17:38 | 23/05/2025
Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

17:25 | 23/05/2025
Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari

Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari

17:08 | 23/05/2025
Jildiz vendimtar te “Zonja e Vjetër”, pa të Juventusi fiket

Jildiz vendimtar te “Zonja e Vjetër”, pa të Juventusi fiket

17:05 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com