Në “San Siro” ishte vetëm pjesa e parë e lamtumirës, ku rreth 50 yje të futbollit botëror kanë nderuar Andrea Pirlon me një ndeshje simbolike që tifozët e futbollit e kanë pritur me padurim. Emocione të jashtëzakonshme përjetuan të pranishmit që kishin mbushur stadiumin duke parë yjet që i kanë duartrokitur për vite me radhë. Ronaldo, Maldini, Totti, Del Piero, Shevchenko, Inzaghi, Cafu, Buffon, Lampard, Pato, Vieri, Tevez, Baggio, Cassano, Nesta, Sedorf, Gatuzo, e shumë të tjerë u mblodhën nga Pirlo.
Por pas mbylljes së ndeshjes për ish-yjet e futbollit italian aty nisi festa. Një video është publikuar ditën e sotme, ku ata që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme ndër vite nuk i mbajnë më këmbët. Gattusso, Ambrosini, Maldini e të tjerë e kanë tejkaluar me pijen ndërsa mundohen të përshëndesin edhe një herë yllin e futbollit italian Andrea Pirlo.