Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një pjesë të video-përgjimit që dhe të intervistës që i transmetua mbrëmë në emisionin “Ajsberg”, lidhur me dëshminë e gazetarit Jetmir Olldashi, i cili beri audio-përgjimin mes “babales” dhe vëllait të Fatmir Xhafës.
Me anë një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se “këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një blof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir”.
Postimi i plotë i Edi Ramës
Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri
Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?