Në Pejë një të dielën u zhvillua kryendeshja e kampionatit kosovarë mes Prishtinës dhe Dritës, ku në përfundim këtë të fundit u shpallën edhe kampion. Kjo ishte një finale dhe kishte të pranishëm një numër të madh tifozësh, gjë që solli edhe përleshjen e tyre pas përfundimit në rrugët e qytetit.
Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, bëhet fjalë për një aksident, ku një tifoz i Dritës kërkon të shtypë me makinë tifozin e Prishtinës. Më pas situata ka degraduar dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Raportohet se gjatë ditës së djeshme janë lënduar 8 persona ndërkohë që janë arrestuar 4 të tjerë.