Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Të dhënat e prindërve në shkolla, Vokshi: Refuzoni të firmosni formularët

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit Lindita Nikolla për mbledhjen e të dhënave personale të prindërve, siç tha ajo për të ndërtuar një komunikim më të mirë.

Në një postim në rrjetin sociale, “Facebook”, Vokshi bën një ‘sqarim’ për të gjithë prindërit, të cilëve iu bën thirrje të refuzojnë të firmosin formularët e kërkuar pa pëlqimin e tyre.

Postimi i plotë i Albana Vokshit

KUR “PADIJA” DHE E “LIGA” BËHEN BASHKË,

Jo një replikë me Ministren Lindita Nikolla, që i quan “shkollat kot”, por një SQARIM për të gjithë PRINDËRIT, që kanë FËMIJËT NË SHKOLLAT PUBLIKE.

Të dhënat që lidhen me identitetin e personit (emër, mbiemër, nr. ID, Tel apo adresa e-mail) kanë KARAKTER PERSONAL. Neni 3 i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, përcakton si të dhëna personale çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një NUMRI IDENTIFIKIMI, ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social. Për rrjedhojë, ato përfshihen në hapësirën që mbron #KUSHTETUTA.

Urdhri i dhënë nga Ministrja Nikolla, në zbatim të kërkesës së Kabinetit të Kryeministrit, ka shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (nenin 6 dhe 7) Në shkelje të hapur të #Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Prindërit edhe sot gjenden përpara detyrimit për të bërë publike të dhënat e tyre personale, pa iu dhënë asnjë arsye përse kërkohen.

Të dashur prindër,

– REFUZONI të firmosni formularët për pëlqimin tuaj për të dhënat personale (foto 4).

– REFUZONI të jepni të dhënat personale që do keqpërdoren duke ju ushtruar presion të çdo forme.

DUKE REFUZUAR, THJESHT ZBATONI LIGJIN!!!

Partia Demokratike:

1- E ka denoncuar këtë shkelje flagrante të ligjit;

2- I ka dërguar shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave (foto 1,2,3) që të reagonte në mënyrë urgjente. Është e TURPSHME heshtja e Komisionerit!!!

3- Ka dërguar padi penale në Prokurori, për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministret Lindita Nikolla dhe Orgerta Manastirlliu (foto 5).

4- Ka thirrur në Komisionin e Arsimit Ministren Nikolla për të raportuar rreth kësaj çështje.

Vetëm disa ditë më parë, Parlamenti Europian ka kërkuar masa më të rrepta për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. E për një vend që kërkon të aderojë në Europë, një shkelje e tillë flagrante e ligjit është e patolerueshme.

Por këta nuk janë “Qeveria e Ligjit” por “Qeveria e Maliqit…!”

Tags: firmosniformularëtprindërveRefuzonishkollate dhenatVokshi

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

Humb kontrollin e motorit, plagoset rëndë 23-vjeçari

Qeni i policisë ‘merr në qaf’ shqiptarin, policia i zbulon 6 kg heroinë

Ankaraja ‘nën pushtetin’ e ujit, reshjet mund të zgjatin







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com