Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Demokratet po kërkojnë një President, Trump ndjehet i pamposhtur

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Tërbohen SHBA-të, sanksionet “ekstreme” mbysin Rusinë

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë më shumë se dy vjet larg por kjo nuk e ka penguar presidentin Donald Trump dhe as një grup të madh kandidatësh të mundshëm demokratë që të mendojnë për garën e 2020-ës. 

“Parrulla jonë e re për 2020-ën është ta mbajmë Amerikën madhështore”.

Presidenti Trump ofroi në Indiana një sinjal për temën e fushatës për rizgjedhje të tij.

Por presidenti është qartësisht i shqetësuar për zgjedhjet e këtij viti për Kongresin, ku demokratët e opozitës ka gjasa të sigurojnë avantazh.

“I gjithë përparimi që kemi arritur si vend në tregun e punës, siguri, ushtri, të gjitha këto rrezikohen në nëntor”.

Disa demokratë që mund të kandidojnë për presidencën folën për të ardhmen e partisë në një konferencë kohët e fundit në Uashington, mes së cilëve, senatorja nga shteti Masaçusets, Elizabeth Warren.

Senatorja Warren tha se demokratët përballen me një rrugë të vështirë këtë vit për të rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe të Senatit.

“Nuk mund ta bëjmë këtë rrugë, duke shpërfillur miliona amerikanët që janë të indinjuar dhe të frikësuar nga dëmi që ky president dhe Partia e tij Republikane i kanë bërë demokracisë sonë. Ne nuk mund ta injorojmë dhe as nuk duhet ta injorojmë”.

Një kandidate tjetër e mundshme, senatorja nga Nju Jorku, Kirsten Gillibrand, parashikoi se këtë vit demokratët do të përfitojnë nga votueset gra të mobilizuara.

“Dhe arsyeja që do ta rimarrim kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve e ndoshta edhe të Senatit është se kemi një numër rekord grash të mrekullueshme kandidate në gjithë vendin dhe ka një valë të fuiqshme grash aktiviste që do t’ia dalin”.

Por një demokrate tjetër që ka shanse të jetë në garën e 2020-ës, senatorja nga Minesota, Amy Klobuchar, tha se votuesit duan më shumë sesa një retorikë anti-Trump.

“Atyre nuk u pëlqen se si ai sulmon njerëz të pafajshëm dhe do ta kundërshtojnë. Por ne nuk mund të shpenzojmë gjithë kohën duke u ankuar që ai është atje. Ai është presidenti dhe ne duhet të paraqesim një alternative”.

Ashtu si shumë presidentë para tij, zoti Trump duhet të presë që republikanët të shënojnë humbje në zgjedhjet e Kongresit këtë vit, thotë analisti John Fortier.

“Ai ka bazën me vete, por pala tjetër është shumë e motivuar të jetë aktive. Dhe në gjithë zgjedhjet speciale kemi parë që demokratët janë të motivuar të votojnë kundër tij. Mendoj se baza e tij do ta mbëshesë por është para tjetër që ka entuziazmin”.

Por edhe demokratët kanë sfidat e tyre, përfshirë atë për të bashkuar fraksionet që mbështetën Hillary Clintonin dhe Bernie Sandersin në vitin 2016, thotë eksperti David Abraham, shkruan voa.

“Partia Demokrate nuk ka pasur shumë për të ofruar dy vitet e fundit dhe pjesa e saj tradicionale ende vazhdoj të shpenzojë energji për të mos lejuar krahun e vet të majtë që të mbizotërojë në parti”.

Mund të duket herët por Presidenti Trump dhe një numër demokratësh që synojnë ta sfidojnë atë, që tani e kanë hedhur vështrimin tek zgjedhjet e 2020-ës.

Tags: demokrateti pamposhturkërkojnëndjehetpresidentTrump

TË LIDHURA

Houthit godasin Izraelin me raketa balistike, paralajmërojnë përshkallëzim të luftës
Bota

Houthit godasin Izraelin me raketa balistike, paralajmërojnë përshkallëzim të luftës

14:49 | 28/03/2026
Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për shtypjen vdekjeprurëse të protestave të ‘Gjeneratës Z’
Bota

Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për shtypjen vdekjeprurëse të protestave të ‘Gjeneratës Z’

14:46 | 28/03/2026
Zelensky: Po punojmë për të arritur një marrëveshje për furnizimet me naftë në Lindjen e Mesme
Bota

Zelensky: Po punojmë për të arritur një marrëveshje për furnizimet me naftë në Lindjen e Mesme

09:44 | 28/03/2026
Next Post
‘Magjistarët’ e akuarelit ekspozitë në Tiranë

‘Magjistarët’ e akuarelit ekspozitë në Tiranë

Tronditet Vlora, tërmeti 4 ballë në afërsi të Himarës

Tërmeti i fortë shkund Vlorën, banorët në panik

(Video) Momenti kur shpëtohet turisti që ra tek “Shpella e Pëllumbasit”

(Video) Momenti kur shpëtohet turisti që ra tek “Shpella e Pëllumbasit”







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Houthit godasin Izraelin me raketa balistike, paralajmërojnë përshkallëzim të luftës
Bota

Houthit godasin Izraelin me raketa balistike, paralajmërojnë përshkallëzim të luftës

by mirseda
14:49 | 28/03/2026
0

Rebelët Houthi movement në Yemen kanë konfirmuar se kanë lëshuar një raketë balistike drejt Israel, duke e...

Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për shtypjen vdekjeprurëse të protestave të ‘Gjeneratës Z’

Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për shtypjen vdekjeprurëse të protestave të ‘Gjeneratës Z’

14:46 | 28/03/2026
Tragjedi në Gjermani! Babai vret djalin e tij 13-vjeçar, plagos rëndë gruan dhe vajzën

Tragjedi në Gjermani! Babai vret djalin e tij 13-vjeçar, plagos rëndë gruan dhe vajzën

14:44 | 28/03/2026
Punimet në Urën e Viroit drejt përfundimit, Rama: Qarkullim pa ndërprerje

Punimet në Urën e Viroit drejt përfundimit, Rama: Qarkullim pa ndërprerje

14:20 | 28/03/2026
Rama mbledh socialistët, nis tur komunikimesh javën e ardhshme

Rama mbledh socialistët, nis tur komunikimesh javën e ardhshme

14:08 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com