Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dëshmia e Albert Veliut, vjen reagimi i parë i ministrit Fatmir Xhafaj

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dëshmia e Albert Veliut, vjen reagimi i parë i ministrit Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmri Xhafaj ka reaguar spt pas interesit të medias, lidhur me dëshminë e dhenë nga Albert Veliu, si bashkëpunëtori X, në audiopërgjimin me vëllanë e ministit, Agron Xhafajn.

“Për sa i përket dëshmisë dua të them një gjë, ne sot këtu jemi në vendin e taks forcës speciale dhe ata atje në vendin e sajesave dixhitale, unë duhet të punoj për prokurori speciale e task force speciale, kurse ata për dixhitalin e sajuar, për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”- tha Xhafaj. Këtë reagim Xhafaj e bëri pas takimit me Ambasadoren gjermane Susanne Schutz pas vizitës në zyrat e Task Forcës Speciale.

Prononcimi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ambasadores së Gjermanisë në Tiranë Susanne Schutz pas vizitës në zyrat e Task Forcës Speciale në Tiranë:

Ambasadorja: Sapo pata një vizitë në ambientet e Task Forcës. Qëllimi i vizitës ishte që të informohem për punën e bërë nga Task Forca. Mund të them që dal me përshtypje shumë pozitive. Ne kemi filluar tashmë bashkëpunimin e ngushtë me Task Forcën. Kemi arritur rezultatet e para dhe do të vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë Task Forcë.

Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishme dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim.

Ministri Xhafaj: Dëshiroj të falënderoj me këtë rast Ambasadoren për vizitën dhe për mesazhet që përcolli gjatë takimit me drejtuesit e Task Forcës Speciale që operon në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, por dhe për Task Forcën “Anti-Skifter” që punon së bashku me Policinë gjermane në Shqipëri dhe në territorin gjerman. Është rasti për të theksuar mbështetjen e veçantë që Qeveria Federale e Gjermanisë, Ministria e Brendshme, Policia gjermane është duke i ofruar Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, drejtpërsëdrejti operacionit “Forca e ligjit” në luftën kundër krimit të organizuar.

Mbështetja gjermane nuk ka qenë thjesht në kuadrin e këshillave konkrete, rekomandimeve konkrete, por një asistencë konkrete në hartimin e gjithë kësaj strategjie, e gjithë këtij plani veprimi dhe mbi të gjitha me kontribute konkrete në çështje konkrete.

Ne kemi disa çështje, Task Forca në proces hetimi policor të përbashkët me autoritetet policore gjermane. Janë çështje shumë të ndjeshme edhe për publikun shqiptar.

Pala gjermane, homologët tanë, kolegët e Policisë gjermane janë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo thjesht asistence, por edhe shkëmbim informacion, hetim të përbashkët, për të pasur sukses në hetimin e këtyre çështjeve të rëndësishme për publikun shqiptar dhe jo vetëm për publikun shqiptar.

Unë e vlerësoj shumë prezencën e Ambasadores edhe për mesazhet që ajo përcolli në mbështetje të Task Forcës edhe për mesazhet e qeverisë së saj për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe unë besoj që marrëdhëniet ndërmjet dy Policive, ndërmjet dy Ministrive në këtë fushë do të forcohen më tej dhe besoj se do të jenë marrëdhënie model edhe për tu ndjekur në raport me vendet e tjera europiane që janë gjithashtu të interesuara në funksion të këtij bashkëpunimi.

Pyetje: Në Gjermani është kapur Arbër Çekaj, por vetëm 72 orë më parë edhe një organizatë me 1.2/1.8 ton kokainë. A janë shqiptarët shqetësim për sigurinë gjermane, dhe pyetja e dytë, a e keni parë Albert Veliun një ditë më parë, keni një koment?

Ministri Xhafaj: Për sa i përket çështjes së parë më duhet të them shqiptarët nuk janë, nga pikëpamja e statistikave që ne disponojmë nga kolegët tanë, ndër vendet që zënë, që kanë një peshë të rëndësishme në krimin e zhvilluar në territorin gjerman nga të huajt. Dhe sa për dijeninë tuaj, përjashto ato vepra penale që lidhen me kalimin e paligjshëm apo emigracionin e paligjshëm, për pjesën tjetër ndër të huajt, shqiptarët renditen në vendin e 15-të në Gjermani.

Por kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme, përkundrazi, ka jo pak probleme që lidhen në fushën e trafikut të drogës, në fushën e trafikut të qenieve njerëzore, në fushën e vjedhjeve të banesave apo mjeteve motorike, të cilat siç thashë janë çështje që ne i trajtojmë bashkërisht me kolegët tanë gjermanë, në kuadrin e operacionit ‘Forca e Ligjit’ përmes Task Forcës dhe në kuadrin e njësisë “Anti-Skifter” të ngritur për hetime të përbashkëta me palën gjermane, përfshi edhe çështjet, të cilat ju sapo i përmendët.

Përsa i përket asaj që më pyetët për dëshminë e paraqitur dje nga PD, dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, kurse atje jemi në vendin e ‘sajesave dixhitale’.

Për të tjerat, detyra ime është të punoj për Prokurori speciale, për Polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për ‘qytetarin dixhital të sajuar’.

Kjo s’është çështja ime, është çështje e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën.
Faleminderit!

Tags: deshmifatmir xhafajreagim

TË LIDHURA

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi
Aktualitet

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve
Politikë

Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve

18:12 | 11/09/2025
Next Post
May: Nga BE dalim pas dy viteve

Theresa May: Luftoni krimin e organizuar, ndryshe s’ka BE!

“Në shtator pritet furtunë shkatërrimtare”. Dalin dosjet e peshqve të mëdhenj!

“Në shtator pritet furtunë shkatërrimtare”. Dalin dosjet e peshqve të mëdhenj!

RASTI XHAFAJ/Ardi Veliu “40 minuta” me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

RASTI XHAFAJ/Ardi Veliu “40 minuta” me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Kosovo

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

by mirseda
21:33 | 11/09/2025
0

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak...

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

20:19 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com