Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se ka vënë në prag një peron i cili lëvizte me armë zjarri nëpër qytet. Ai është Kelmend Xhaferri, 36 vjeç banues në Elbasan.
Njoftimi i policisë
Elbasan
Kontrolle në të gjitha akset rrugore dhe në qytet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.
Kontrollet, nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë.
Gjatë kontrolleve, është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.
Personi i arrestuar është edhe me arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.
Në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe konkretisht:
Në lagjen “5 Maji” në rrugën “Lef Nosi”, Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.