Barcelona është duke pësuar një disfatë shokuese përballë Levantes në transfertë. Skuadra e Sadikut dhe Bardhit është duke shkatërruar katalanasit me rezultatin e thellë 5-2. Pjesa e parë përfundoi në shifrat 2-1, me dy gola të shënuar nga 21 vjeçari Boateng, ndërsa për Barçën shënoi Coutinho.
Pjesa e dytë nis në ritme të larta për vendasit dhe është Enis Bardhi që shënon një supergol në portën e Ter Steger nga jashtë zone. Ndërsa vetëm 3’ minuta më vonë është sërish Boateng që dërgon topin në rrjetë për të kompletuar tregolëshin personal. Kjo do të jetë edhe humbja e parë e Barcelonës në këtë sezon.
Por nuk mbaron këtu pasi Bardhi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në minutën e 56’ pas një kundërsulmi vrasës dhe vetëm 3’ minuta më pas është Coutinho që shënon për Barcelonën.