Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si i paguante ish-ministri Tahiri pushimet super luksoze?

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Si i paguante ish-ministri Tahiri pushimet super luksoze?

Një ditë më parë Gjykata e Krimeve  të Rënda dha masën arrest shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Edhe pse organi i akuzës kishte kërkuar “arrest me burg”, për ish-ministrin Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë, duke i dhënë një masë më të lehtë.

Ky vendim vjen vetëm 4 ditë pas shkarkimit nga detyra të Besim Hajdarmataj nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në vend të tij u komandua prokurorja e Durrësit, Donika Prela.

Pak ditë më parë në një dalje për media Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirjen në bandën e Habilajve.

Por, sipas dyshimeve dhe akuzave se ai ishte i lidhur me bandën e kushërinjve të tij të largët Habilaj ish-ministri nuk ka qenë larg vëmendjes mediarike edhe për jetën e tij që bënte mes luksit. Padyshim, përfshirja në një “biznes” kaq fitimprurës ka benefitet e veta.

Kështu vlen të kujtojmë pushimet luksoze që Tahiri kalonte në vitin 2015, në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm gjatë qeverisë “Rama 1”.

Ai kishte zgjedhur një resort turistik në Korfuzit. Resorti që kishte zgjedhur të kalonte pushimet Tahiri, ishte ndër më të lakmuarit nga elita jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kufijve.

Ndërsa shefat që gatuanin në atë restorant kishin të paktën një çmim ndërkombëtarë të vlerësuar për profesionalizmin e tyre.

Në atë kohë burime për gazetën DITA,  konfirmuan faktin që Tahiri ndodhej në resortin Corfu Imperial. Në vetvete nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është e domosdoshme që ministri i Brendshëm të pushojë.

Por pasi përshkruam cilësitë e resortit në fjalë, lexuesi mund ta marrë me mend që çmimet nuk janë aspak të përballueshme, qoftë dhe për rrogën e një ministri prej 150 mijë lekë bruto.

Të dhënat e DITA-s pohojnë se Tahiri pushonte në një nga vilat e kompleksit në fjalë. Nga faqja zyrtare e resortiti mësohej se çmimet e këtyre viletave varionin nga 1100 euro nata (junior bungaloë suite), në 1600-2200-2400-2800-3200 euro nata dhe, për të mos shkuar më tej, ekzistojnë dhe mjedise si Palazzo Sissy dhe Royal Pavillon me përkatësisht 5 mijë dhe mbi 9 mijë euro nata.

Duke dashur të besojmë se ish-ministri Tahiri kishte zgjedhur luksin mesatar të këtij resorti, diku tek 2-3 mijë euro nata, sërish do të nevojitej gjithë rroga e tij vjetore për të kaluar një javë në Corfu Imperial.

Njëherësh, mësohej se në atë kohë , bashkë me ish-ministrin ndodhej edhe ish kreu i njësisë 6 për PS-në në Kombinat, i afërt me Sajmirin që kur ai si deputet socialist mbulonte njësinë 6.

Ajo që nuk dihet është a i kanë hesapet e këtyre shpenzimeve luksi më vete, apo kush ja paguan kujt. Në çdo rast, janë pushime që ngrenë një pikëpyetje të madhe.

Ndërsa kujtojmë se hetimi ndaj Saimir Tahirit nis pas publikimit të dosjes se Prokurorisë së Katania në muajin Tetor të vitit 2017, ku emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendej në përgjimet telefonike dhe ambientale të kushërinjve, vëllezërve Habilaj.

Parlamenti me shumicë votash refuzoi të pranonte kërkesën e parë të Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe më pas arrestimin e Saimir Tahirit i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me qëllimin trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shumica parlamentare justifikoi vendimmarrjen me mungesën e provave të cilat implikonin drejtpërsëdrejti Saimir Tahirin në grupin e Habilajve.

Ish ministri, Saimir Tahiri vendosi në 5 Maj të dorëzojë vullnetarisht mandatin si deputet i qarkut të Tiranës, për t’u përballur me drejtësinë pa imunitet. TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Next Post
UFC/Nunes “masakron” miken e saj para publikut brazilian (Video)

UFC/Nunes “masakron” miken e saj para publikut brazilian (Video)

Zbuloni udhëheqësin më të vjetër në botë

Zbuloni udhëheqësin më të vjetër në botë

Salah shpallet “lojtari i sezonit”: Ja çfarë thotë për hakmarrjen

Salah shpallet “lojtari i sezonit”: Ja çfarë thotë për hakmarrjen







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com