Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Zoti infermier, ndërsa djalli politikan në Parlamentin tonë”

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Zoti infermier, ndërsa djalli politikan në Parlamentin tonë”

Kryeministri Edi Rama tha sot se kurrë më partitë politike nuk do të vendosin kush rri në punë dhe kush ikën nga puna. Deklarata e kryeministrit u bë në Kongresin e Infermierisë, në të cilin Rama në fund të fjalës së tij theksoi “Nëse Zoti do ishte në tokë do ishte infermier, nëse djalli do ishte në tokë do ishte në Parlamentin tonë!”

Ai u shpreh se njerëzit në sistemin e shëndetësisë janë objekt i një perceptimi shumë të rëndë, por Rama tha se ka gra dhe djem që e mbajnë bluzën e bardhë me nder.

“Është e pashmangshme që të mendosh që për 1001 arsye, natyrisht të drejta dhe të padrejta, njerëzit në sistemin e shëndetësisë janë objekt i një perceptimi shumë të rëndë.

Në sistemin tonë shëndetësor ka mjekë, ka edhe infermierë, ka edhe të tjerë që e njollosin bluzën e bardhë, por ajo që unë mund të dëshmoj, kam parë jo pak mjedise të shërbimit tonë mjedisor dhe kam takuar jo pak njerëz të këtij sistemi është se jo të gjithë janë njësoj, por shumica nuk janë të tillë. Ka gra dhe djem që e mbajnë bluzën e bardhë me nder. Nëse pyet njerëzit që për fat të mirë dhe fati i mirë i ndjek, nuk e kanë marrë ndonjëherë rrugën e spitalin në këto vite, përgjigja është se në spital po nuk pagove vdes, por nëse pyet ata që marrin shërbim sot, përgjigja nuk është e njëjta. Në shumë raste kam marrë mesazhe nga njerëz të zakonshëm, të cilët kanë marrë një shërbim në spital janë të befasuar dhe nuk e kanë pritur të shërbeheshin me dinjitet dhe të mos u kërkonte asnjë lekë. Nuk ndodh kështu gjithmonë, por kjo do të thotë pa diskutim që investimet tonë nuk janë të mjaftueshme, përpjekjet që ne bëjmë për të çuar përpara reformën, themeli mbeteni ju dhe të gjithë atë që punojnë në këtë sistem.

Nëse do të bëja klasifikimin e peshës së gurëve të themelit, guri më i rëndë i themelit për të pasur një shërbim cilësor është infermierja. Shpëto një jetë dhe bëhesh hero, shpëto më shumë dhe je infermier, është një shprehje.

Në këtë sallë dhe jashtë saj mund të gjesh mijëra dëshmi të vështirësive për të mbijetuar, për të bërë detyrën pa qenë në presionin e tmerrshëm në punë dhe të pasigurisë që sot je e nesër nuk je më në punë dhe e zëvendësuar nga një kolege më e mirë, por nga një fillestare. Do të ndodh edhe më infermierët, kurrë më partinë nuk do të përcaktojnë më infermierët. Nuk do të vendosin kush rri në punë dhe kush ikën nga puna. Kjo është një garanci themelore për dinjitetin e punës tuaj”, deklaroi Rama.

Tags: djalliinfermierndërsaparlamentinpolitikantonëzoti

TË LIDHURA

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015
Politikë

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit
Aktualitet

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri
Aktualitet

FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri

20:43 | 10/04/2026
Next Post
Basha: Mbretërit e kokainës në Xibrakë, të njëjtë me të Maminasit

Lirimi i Frrokut/PD: Provë tjetër që drejtësia është në duart e Ramës

Jermin Defoe: Capello? Isha njëherë vonë, thashë se më pushoi zemra

Jermin Defoe: Capello? Isha njëherë vonë, thashë se më pushoi zemra

Dokumenti/Fundoset Adriatik Llalla, i sekuestrohen pronat e “grabitura”

Adriatik Llalla sëmuret për t’i shpëtuar drejtësisë, por prokurorja Prela...







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com