Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(VIDEO) A do ta vendosë Izet Haxhia me shpatulla pas murit Sali Berishën?

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
(VIDEO) A do ta vendosë Izet Haxhia me shpatulla pas murit Sali Berishën?

I ka shpëtuar jo pak herë kokën liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Por prej 20 vitesh, ish-truproja Izet Haxhia është shndërruar në kundërshtarin e tij më të egër.

Me këmbënguljen e tij për t’u rikthyer në Shqipëri pas 19 vitesh arratie, për të rihapur dosjet e vjetra kriminale që pretendohet se implikojnë ish-kryeministrin, ai synon të sjellë për herë të parë në bankën e të akuzuarve, njeriun që e ka dominuar skenën politike të vendit 28 vitet e fundit.

Gjatë kësaj kohe, Berisha është akuzuar për shumëçka, por në asnjë rast nuk ka pasur guximin të përballet haptazi, dhe me dinjitet me organet e drejtësisë.

Deri më sot, kjo ka qenë tepër e thjeshtë. Me spastrimin e xhelatëve të diktaturës dhe futjen e “juristëve të plepave”, Berisha e shtiu herët në dorë sistemin gjyqësor, që do ta përdorte si një kamxhik për të ndëshkuar kundërshtarët e tij.

Sot që vetingu në gjyqësor po jep rezultatet e para, Haxhia pretendon se një drejtësi më pak e kompleksuar dhe e kapur nga politika, mund të faktojë fajësinë sipas tij direkte të Sali Berishës në vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e tentuar të shtetit dy ditë më vonë, hapjen e depove të armëve në vitin 1997, bashkëpunimin e fshehtë me Sllobodan Millosheviçin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, planin për të vrarë ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, lidhjet me firmat pidamidale etj.

Në të gjitha reagimet e tij, Berisha është përpjekur ta skualifikojë Izet Haxhian si një bandit të rëndomtë që trillon marrëzira.

Megjithatë, akuzat artikulohen nga një njeri që ka qenë për vite me radhë shumë pranë Berishës, të cilat përmbajnë dëshmitarë dhe detaje shumë specifike.

Këto të fundit kanë nevojë të verifikohen nga prokuroria. Sigurisht aty ku është e mundur, pasi flitet kryesisht për ngjarje që kanë ndodhur 20 vite e ca më parë, dhe provat mund të jenë zhdukur apo tjetërsuar.

Topi është në fushën e një drejtësie që po rindërtohet nga e para. Javët dhe muajt që do të vijnë, do të provojnë nëse dëshmitari Haxhia, do të përdoret për të bërë vërtet drejtësi, apo për t’u përdorur nga mazhoranca si një shou mediatik për të tulatur Berishën dhe të tijtë, dhe shmangur vëmendjen nga skandalet qeveritare, me në krye dosjen “Tahiri”.

TIRANA TODAY

Tags: Izet HaxhiamuritSali Berishënshpatulla

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
PD s’i shqitet Xhafajt: Ky është krimi i radhës që ka bërë

PD s’i shqitet Xhafajt: Ky është krimi i radhës që ka bërë

Leucemia/ Pesë shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Leucemia/ Pesë shenjat që nuk duhet t'i injoroni

Lajmi i fundit/ Lihet i lirë ish deputeti Mark Frroku

Lajmi i fundit/ Lihet i lirë ish deputeti Mark Frroku







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com